Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Si të mbijetoni kur të vijë fundi i botës?»

«Si të mbijetoni kur të vijë fundi i botës?»

«Si të mbijetoni kur të vijë fundi i botës?»

▪ Ku e ka fjalën Bibla kur flet për fundin e botës ose të këtij sistemi? A bëhet fjalë për një luftë bërthamore që do të shfarosë të gjithë njerëzit? Apo për ndonjë dukuri natyrore si goditja e ndonjë asteroidi? Është interesante se Bibla thotë që ‘një shumicë e madhe’ njerëzish do të mbijetojnë kur të vijë fundi i botës. (Zbulesa 7:9, 10, 14) Cilët do të jenë? A mund të jesh edhe ti mes tyre?

Këto pyetje të rëndësishme do të marrin përgjigje gjatë fjalimit publik «Si të mbijetoni kur të vijë fundi i botës?» Ai do të mbahet në kongreset e Dëshmitarëve të Jehovait që do të fillojnë në maj në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojnë në mbarë botën. Tema e kongresit do të jetë «QËNDRONI VIGJILENTË!» Ju ftojmë me përzemërsi të ndiqni kongresin që do të mbahet më afër jush. Kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose u shkruani botuesve të kësaj reviste. Në numrin e 1 marsit 2009 të revistës shoqëruese Kulla e Rojës do të tregohen vendet ku do të mbahet kongresi në Shqipëri dhe në Kosovë.