Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E drejta e pacientit për të zgjedhur

E drejta e pacientit për të zgjedhur

E drejta e pacientit për të zgjedhur

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË ITALI

▪ Dëshmitarët e Jehovait nuk e pranojnë transfuzionin e gjakut. Ky qëndrim bazohet në urdhra biblikë, më i hershmi i të cilëve thotë: «Vetëm mos e hani mishin me shpirtin e tij, domethënë me gjakun e tij.» Të krishterëve në shekullin e parë iu tha qartë: «Vazhdoni të rrini larg . . . nga gjaku.»—Zanafilla 9:4; Veprat 15:29; Levitiku 17:14.

Në Monterencio, Itali, disa nxënësve nga klasa e gjashtë deri në klasën e tetë iu tha të shkruanin një ese për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Ndër nxënësit ishte edhe Benedeta, një Dëshmitare e Jehovait. Ajo shkroi:

«Dihet që Dëshmitarët e Jehovait nuk e pranojnë transfuzionin e gjakut ngaqë ndjekin parimet biblike, por kjo nuk do të thotë se nuk pranojnë mënyra të tjera trajtimi. Në të vërtetë, Dëshmitarët e Jehovait e vlerësojnë shëndetin. Ata bëjnë çmos të gjejnë kujdesin më të mirë shëndetësor për vete dhe për fëmijët e tyre. Ata janë më se të gatshëm të bashkëpunojnë me mjekët, me kusht që të respektohen bindjet e tyre.»

Më tej, Benedeta shtonte: «Çdo pacient ka të drejtën të zgjedhë trajtimin që beson se është më i miri për të, ka të drejtën ta respektojnë dhe të dijë rreziqet dhe dobitë e trajtimit që do të përdorë.»

Dega e AVIS-it (Shoqata e Dhuruesve Italianë të Gjakut) në Monterencio u dha çmime nxënësve që i shprehën më mirë mendimet e veta rreth kësaj teme. Në një artikull në revistën Monterenzio Vivace thuhej: «Një lavdërim i veçantë iu bë Benedeta Barbit për esenë e saj. Përmbajtja shkonte kundër rrymës, pasi ishte shumë larg nga qëllimi i AVIS-it, por nxënësja arriti t’i shprehte bindjet e veta me maturi dhe mirësjellje.»

Ndonëse qëndrimi i Dëshmitarëve të Jehovait shkon «kundër rrymës», shumë mjekë tani e kuptojnë vlerën e tij. Qëndrimi i Dëshmitarëve të Jehovait ka shërbyer si faktor i rëndësishëm për të çuar para një sërë procedurash mjekësore novatore që pakësojnë humbjen e gjakut gjatë operacioneve. Kjo u ka sjellë dobi qoftë pacientëve Dëshmitarë, qoftë atyre që nuk janë Dëshmitarë. Megjithatë, siç u tha në fillim, arsyeja kryesore përse Dëshmitarët e Jehovait nuk pranojnë gjak bazohet fortësisht në Bibël.

Herën tjetër që Dëshmitarët do t’ju vijnë në shtëpi, përse të mos i pyetni për pikëpamjen e Krijuesit për gjakun? Ata do të ishin shumë të gatshëm të bisedonin me ju dhe do ta bënin këtë me «respekt të thellë».—1 Pjetrit 3:15.

[Kutia dhe figura në faqen 30]

INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Me ndihmën e shumë specialistëve të njohur, DVD-ja Alternativat e transfuzionit shqyrton parimet mjekësore, ligjore dhe etike që përfshihen në trajtimet pa gjak. Mund ta siguroni nëpërmjet Dëshmitarëve të Jehovait.