«Qëndroni vigjilentë!»
«Qëndroni vigjilentë!»
Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait
▪ Mijëra kongrese të tilla 3-ditore, që janë planifikuar të fillojnë në Shtetet e Bashkuara në fundjavën e 22-24 majit, do të mbahen përreth botës për muaj me radhë. Programi në Shqipëri do të fillojë çdo ditë në orën 9.20 me muzikë. Tema për ditën e premte është «Jini gati» dhe bazohet te Mateu 24:44. Pas fjalimit të drejtuesit të kongresit, programi do të vazhdojë me fjalimet «Kongreset na ndihmojnë të jemi vigjilentë» dhe «Jehovai, Perëndia ‘i kohëve dhe stinëve’». Pastaj në simpoziumin me temë «Imitoni shërbëtorët besnikë që qëndruan vigjilentë» do të shqyrtohet si e bënë këtë Noeja, Moisiu dhe Jeremia. Programi i paradites do të mbyllet me fjalimin kyç «Si na ndihmon Jehovai ‘të qëndrojmë vigjilentë’?»
Programi i së premtes pasdite do të nisë me pjesën «Përgjigjet e pyetjeve për ‘ditët e fundit’» e do të vazhdojë me fjalimet «‘Nuk e dini as ditën, as orën’—Përse?» dhe «Dijeni se fundi është afër». Më pas do mbahet simpoziumi me gjashtë pjesë «‘Rrini zgjuar’ si familje të devotshme!» Tri pjesët e para u drejtohen drejtpërdrejt bashkëshortëve, bashkëshorteve dhe të rinjve. Tri të tjerat kanë titujt: «Mbajeni syrin të thjeshtë», «Vazhdoni të ndiqni synime frymore» dhe «Respektoni mbrëmjen e Adhurimit Familjar». Seanca e pasdites do të mbyllet me fjalimin e veçantë «Vargje që na nxitin ‘të qëndrojmë vigjilentë’».
Tema e së shtunës, që bazohet te 1 Pjetrit 5:8, është «Ruani gjykimin, jini syçelë». Gjatë simpoziumit me temë «Ndihmojini njerëzit të zgjohen nga gjumi» do të ndiqni pesë pjesë: «Pse është kaq jetik shërbimi ynë?», «Jini vëzhgues në shërbim», «Përqendrohuni tek aftësitë tuaja, që t’i përmirësoni», «Mos harroni të afërmit tuaj!» dhe «Mbani ndjenjën e urgjencës!» Pas fjalimeve me tema «Imitoni vigjilencën e Jezuit» dhe «Jini vigjilentë në lidhje me lutjet» sesioni i paradites do të përfundojë me fjalimin e pagëzimit. Pastaj ata që janë kualifikuar do të kenë mundësi të pagëzohen.
Pikë e rëndësishme e programit të së shtunës pasdite do të jetë simpoziumi me temë «Ruhuni nga grackat e Satanait!» Ai do të ketë pesë pjesë: «Zjarri», «Gropa», «Laku», «Gracka që të mbyt» dhe «Gracka që të dërrmon». Pas tij do të prezantohet një pjesë e veçantë «Nga integriteti im nuk do të heq dorë gjersa të vdes». Programi i ditës do të mbyllet me fjalimet «Mos shikoni ‘gjërat që keni lënë prapa’» dhe «Mësojeni vigjilencën nga apostujt e Jezuit».
Tema e së dielës që bazohet te Habakuku 2:3 është «Rri në pritje . . . Nuk do të vonojë». Pas fjalimit për temën e ditës, do të zhvillohet simpoziumi «Mbajini sytë te gjërat që nuk shihen» ku do të trajtohen temat: «Dhjetë brirët . . . do ta urrejnë prostitutën», «Kombet kanë për ta marrë vesh kush është Jehovai», «‘Të gjitha këto mbretëri’ do të thërrmohen», «Djalli do të lidhet për një mijë vjet», «Do të ndërtojnë shtëpi e . . . do të mbjellin vreshta», «Ujku dhe qengji do të kullotin së bashku», «Perëndia . . . do të fshijë çdo lot», «Të gjithë ata që janë në varre, . . . do të dalin» dhe «Perëndia do të jetë ‘gjithçka për të gjithë’». Sesioni i paradites do të mbyllet me fjalimin publik, «Si të mbijetoni kur të vijë fundi i botës?»
Një vend të veçantë në programin e së dielës pasdite do të zërë drama prekëse e ditëve tona «Yt vëlla ishte i vdekur dhe u kthye në jetë» e cila bazohet te fjalët e Jezuit në shëmbëlltyrën e djalit që e çoi dëm pasurinë. Pas përmbledhjes së studimit javor të Kullës së Rojës kongresi do të mbyllet me fjalimin «Rrini në pritje, jini syçelë për ditën e Jehovait!»
Planifiko që të jesh i pranishëm. Për të mësuar se ku do të mbahet kongresi në zonën tënde, informohu në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait që e ke më afër ose shkruaju botuesve të kësaj reviste. Në disa vende do të mbahen kongrese ndërkombëtare katërditore. Në revistën Kulla e Rojës të 1 marsit, që shoqëron revistën tonë, tregohet lista e kongreseve që do të mbahen në Shqipëri, Kosovë, si dhe kongresi ndërkombëtar në gjuhën shqipe në Itali.