Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘U përgjigjet pyetjeve tona’

‘U përgjigjet pyetjeve tona’

‘U përgjigjet pyetjeve tona’

▪ ‘U përgjigjet pyetjeve tona.’ Kështu shprehen të rinjtë për librin e ri Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 2. Xhesika shkroi: «Ndihesha konfuze dhe e pasigurt. Ky libër ishte vërtet inkurajues për mua. Më bëri të ditur se ka shumë të rinj që, ashtu si unë, hasin pengesa ndërsa përpiqen t’i shërbejnë Perëndisë, dhe kjo më solli dobi. Libri u përgjigjej pothuajse të gjitha pyetjeve që kisha si e re që jam.»

Briana tha: «Libri që keni shkruar po e arrin qëllimin që të nxitë komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve. Kur mendoj të flas me mamin, marr librin dhe i lexoj pjesën që tregon çfarë dua t’i them. Edhe një shoqja ime po mendon të hapet me prindërit, vetëm sepse lexoi këtë libër.»

Kapitujt e parë të librit trajtojnë pyetje për një argument ku u rri mendja të rinjve: lidhja me seksin tjetër. Katrina shkroi: «Kaq të vendosur më bëri libri, sa, çfarëdo që të thonë, unë nuk jam gati për t’u lidhur me dikë. Për më tepër beqaria ndihmon që të bësh mjaft gjëra të veçanta. Nuk dua të heq dorë nga këto tani. Dhe, kur të jem gati për të nisur një lidhje, do ta kem më të qartë çfarë të kërkoj te partneri dhe si të veproj më tej.»

Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj librin e treguar këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Figura në faqen 32]

Xhesika

[Figura në faqen 32]

Briana

[Figura në faqen 32]

Katrina