Dashuria mposht paragjykimet
Dashuria mposht paragjykimet
«Për herë të parë në histori u shfaq një komunitet fetar i një lloji të ri, nuk ishte një komb që nderonte kultin e patriotizmit, por një grup vullnetar në të cilin dallimet shoqërore, raciale dhe kombëtare ishin lënë mënjanë: burra e gra mblidheshin së bashku si individë para perëndisë së tyre.»—Historia e krishterimit nga Pol Xhonsoni.
TEKSA krishterimi i vërtetë përhapej anembanë Perandorisë Romake, njerëzit panë diçka mahnitëse: një familje ndërkombëtare besimtarësh që kishin mësuar të jetonin së bashku në paqe dhe në unitet të vërtetë. Sekreti i paqes së kësaj «familjeje» ishte dashuria e sinqertë që nuk bazohej thjesht te ndjenjat, por te vetë parimet e mësuara nga Perëndia.
Këto parime u mishëruan te Jezu Krishti, i cili edhe vetë u bë objekt i urrejtjes dhe i paragjykimit të egër. (1 Pjetrit 2:21-23) Së pari, ai ishte nga Galilea, dhe galileasit ishin kryesisht bujq e peshkatarë. Ata shiheshin me përçmim nga elita fetare judaike në Jerusalem. (Gjoni 7:45-52) Së dyti, Jezui ishte një mësues i jashtëzakonshëm, të cilin njerëzit e thjeshtë e donin dhe e respektonin. Për këtë arsye, udhëheqësit fetarë u bënë kaq ziliqarë saqë përhapën gënjeshtra për të, madje komplotuan që ta vritnin.—Marku 15:9, 10; Gjoni 9:16, 22; 11:45-53.
Megjithatë Jezui nuk ua ktheu «të keqen me të keqe». (Romakëve 12:17) Për shembull, kur ndonjë farise, pjesëtar i një sekti judaik që i kundërvihej Jezuit, i bënte pyetje të sinqerta, ai i përgjigjej me dashamirësi. (Gjoni 3:1-21) Madje ai hëngri me farisenjtë, ndër të cilët ishte edhe njëri që kishte treguar njëfarë paragjykimi ndaj Jezuit. Në ç’mënyrë? Në atë kohë ishte zakon t’ia laje këmbët mikut, por ky farise nuk e kreu këtë akt mirësjelljeje karshi Jezuit. A u ofendua Jezui? Jo. E shfrytëzoi këtë mundësi që t’u përcillte një mësim të bukur për dhembshurinë e faljen.—Luka 7:36-50; 11:37.
Jezui i donte të përbuzurit
Një nga ilustrimet më të njohura të Jezuit është ai për samaritanin e mirë. Në këtë ilustrim, një samaritan u kujdes me shpenzimet e veta për nevojat e një judeu që e kishin rrahur e grabitur. (Luka 10:30-37) Përse ishte kaq fisnik veprimi i këtij samaritani? Në realitet judenjtë dhe samaritanët e përbuznin njëri-tjetrin. Madje fjala samaritan shpesh përdorej nga judenjtë si një term përçmues, një term me të cilin etiketuan edhe vetë Jezuin. (Gjoni 8:48) Në një sfond të tillë, Jezui s’mund të kishte përdorur një ilustrim më të fuqishëm se ky, lidhur me dashurinë e paanshme për të tjerët.
Luka 17:11-19) Gjithashtu mësoi samaritanë të tjerë që treguan çmueshmëri, madje bëri një bisedë të gjatë me një grua samaritane—një ngjarje që ia vlen vërtet të shënohet. (Gjoni 4:7-30, 39-42) Pse? Rabinët striktë judenj nuk flitnin me asnjë grua në publik, madje as me një të afërme të ngushtë e jo më me një grua samaritane.
Jezui i mbështeti me vepra fjalët e veta, duke shëruar një të lebrosur samaritan. (Por, çfarë mendon Perëndia për dikë që ka paragjykime e megjithatë lufton që t’i shkulë nga zemra? Përsëri Bibla na ndriçon e na jep zemër për këtë çështje.
Perëndia është i durueshëm me ne
Në shekullin e parë, mjaft të krishterë judenj fillimisht ndikoheshin nga paragjykimet e rrënjosura prej kohësh kundër jojudenjve, shumë prej të cilëve po bëheshin besimtarë. Si e trajtoi Perëndia Jehova këtë problem që rrezikonte t’u sillte përçarje? Me durim e mësoi kongregacionin e krishterë. (Veprat 15:1-5) Ky durim dha fryte të mira, pasi, siç u përmend në hyrje të këtij artikulli, «dallimet shoqërore, raciale dhe kombëtare ishin lënë mënjanë». Si rrjedhim, «kongregacionet bëheshin të patundura në besim dhe rriteshin ditë për ditë».—Veprat 16:5.
Çfarë mësojmë? Mos u dorëzo, por vazhdo të mbështetesh te Perëndia që u jep me bujari, mençuri dhe forcë morale atyre që ‘vazhdojnë t’ia kërkojnë me besim’. (Jakovi 1:5, 6) A të kujtohet Xheniferi, Timoteu, Xhoni dhe Ollga të përmendur në artikullin e parë të kësaj serie? Kur Xheniferi ishte në klasë të gjashtë, ishte bërë më e fortë në besim dhe kishte mësuar t’i shpërfillte fyerjet raciale të shokëve dhe komentet për shtatin e saj. S’kaloi shumë dhe, kur një vajzë tjetër u bë shënjestër e fyerjeve të shokëve, Xheniferi i doli në mbrojtje dhe e ngushëlloi.
Çfarë e ndihmonte Timoteun të ruante gjakftohtësinë kur nxënësit e tallnin për shkak të racës? Ai thotë: «Isha në merak se mos njollosja emrin e Perëndisë Jehova. I kujtoja vazhdimisht vetes se duhet ‘ta mundim të keqen me të mirën’ dhe të mos e lëmë të keqen të na mposhtë».—Romakëve 12:21.
Xhoni e mposhti paragjykimin për shokun e tij hausa që kishte në klasë. Ai kujton: «Kur isha adoleshent, takova disa studentë hausa që u bënë miqtë e mi. Punova me një student hausa për një detyrë në grup dhe ia kaluam shumë mirë. Tani përpiqem t’i shoh njerëzit si individë, jo si persona që i përkasin një race a një fisi të caktuar.»
Ollga dhe shoqja e saj misionare nuk u trembën kur u përndoqën nga kundërshtarë plot urrejtje, por qëndruan të palëkundura dhe të bindura se disa njerëz do t’i çmonin fjalët e Biblës. Shumë veta vepruan kështu. «Pas nja pesëdhjetë vjetësh,—thotë Ollga,—një burrë m’u afrua dhe më dha një çantë shkolle të bukur. Brenda kishte gurë të vegjël ku ishin gdhendur cilësi të krishtere, si: mirësia, dashamirësia, dashuria dhe paqja. Ai më tha se ishte një nga djemtë që më kishin gjuajtur me gurë, ndërsa tani ishte bërë vëllai im i krishterë. Ai dhe e shoqja më dhanë shumë trëndafila të bardhë, përveç çantës me gurë.»
Kur paragjykimet dhe diskriminimi të mos jenë më!
Së shpejti paragjykimet dhe diskriminimi nuk do të jenë më. Si kështu? Në radhë të parë, toka do të ketë si sundimtar të vetëm Jezu Krishtin, atë që tregoi se «nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë». (Isaia 11:1-5) Gjithashtu, në atë kohë, njerëzit që i janë nënshtruar Jezuit do të pasqyrojnë në mënyrë të përsosur qëndrimin e tij, pasi do të jenë mësuar prej atij dhe prej Atit të tij, Perëndisë Jehova.—Isaia 11:9.
Ky arsimim nga Perëndia dhe Jezu Krishti po zhvillohet prej kohësh dhe po e përgatit popullin e Perëndisë për jetën në një sistem krejt të ri. Pra, pse të mos përfitosh nga ky program arsimimi pa pagesë, duke bërë edhe vetë një studim biblik? * Po, Perëndia nuk është i anshëm, është vullneti i tij që njerëz të çdo lloji «të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës».—1 Timoteut 2:3, 4.
[Shënimi]
^ par. 18 Nëse dëshiron një studim biblik pa pagesë në një kohë dhe në një vend të përshtatshëm për ty, fol me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde ose lidhu me një prej zyrave të degës të treguara në faqen 5. Gjithashtu mund t’i kontaktosh Dëshmitarët e Jehovait në këtë adresë Interneti www.watchtower.org.
[Diçitura në faqen 8]
Së shpejti paragjykimet dhe diskriminimi nuk do ta mundojnë më njerëzimin
[Kutia dhe figura në faqet 8, 9]
PARIME NGA PERËNDIA PËR JETËN
▪ «Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. . . . Vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën.» (Romakëve 12:17-21) Ç’do të thotë ky shkrim? Lër që e keqja e të tjerëve, të nxjerrë në pah cilësitë e tua të mira. «Ata më urryen pa shkak»,—tha Jezu Krishti. Prapëseprapë, nuk ua ktheu me të njëjtën monedhë.—Gjoni 15:25.
▪ «Le të mos kemi frymën e unit . . . duke e pasur zili njëri-tjetrin.» (Galatasve 5:26) Zilia dhe krenaria e pavend mund të na e ndryshojnë qëndrimin ndaj parimeve të Perëndisë dhe të na e dobësojnë marrëdhënien me të. Shpesh kjo çon në urrejtje dhe në paragjykime.—Marku 7:20-23.
▪ «Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ta.» (Mateu 7:12) Pyet veten: «Si dëshiroj të më trajtojnë të tjerët?» Trajtoji të tjerët në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nga mosha, ngjyra e lëkurës, gjuha ose kultura.
▪ «Hapini zemrat për njëri-tjetrin, ashtu si Krishti e ka hapur zemrën për ju.» (Romakëve 15:7, Phillips) A përpiqesh të njohësh njerëz nga prejardhje dhe kultura të ndryshme, sidomos nëse edhe ata janë shërbëtorë të Perëndisë, si ti?—2 Korintasve 6:11.
▪ «Edhe sikur nëna dhe babai të më braktisnin, Jehovai do të më merrte në gji.» (Psalmi 27:10) Pavarësisht si të trajtojnë të tjerët, Perëndia nuk do të të braktisë kurrë, po t’i qëndrosh besnik atij.
[Figura në faqen 7]
Një samaritan miqësor i vjen në ndihmë një judeu që e kanë grabitur