Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Të rinjtë pyesin . . . Çfarë të keqe kanë fjalët e pista? (mars 2008)  U rrita në një familje të krishterë, por m’u bë zakon të thosha fjalë të pista. Sado që u përpoqa ta hiqja këtë ves, nuk pata sukses. Por ky artikull më ka ndihmuar të kontrolloj veten. Siç përmendej atje, nuk dua ta keqpërdor dhuratën e të folurit. Prandaj, tani mendohem dy herë para se të flas. Ju falënderoj shumë.

K. P., Brazil

Jam 12 vjeçe. Në shkollë dëgjoj ngado fjalë të pista dhe rri me frikë se mos ndonjë ditë më del edhe mua ndonjë fjalë e tillë. Sa do t’ju shkruaja që të nxirrnit një artikull «Të rinjtë pyesin» për këtë temë, kur doli në Zgjohuni! tamam artikulli që doja. Ai më kujtoi edhe një herë ç’të keqe kanë fjalët e pista dhe më dha më shumë forcë. Vazhdoni të shkruani artikuj të tillë.

A. P., Shtetet e Bashkuara

Unë dhe im shoq punojmë në pastrimin e shtëpive dhe njëra nga klientet na tregoi se për këtë vit, kishte marrë vendim të mos thoshte më fjalë të pista. Na tha se lutet çdo ditë e i kërkon Perëndisë ta ndihmojë të heqë këtë ves. Gjithashtu më kërkoi ndonjë literaturë për këtë temë. U luta për këtë dhe pastaj, si zakonisht, shkarkova nga siti www.pr418.com në MP3 revistat e fundit. Imagjinoni ç’kënaqësi kur dëgjova përmbajtjen të nesërmen. Sa u gëzova! Ndonëse artikulli ishte shkruar për të rinjtë, e dija se klientja jonë gjithsesi do të gjente këshilla praktike. S’më durohej sa t’ia jepja.

S. K., Shtetet e Bashkuara

Kontrolli i trafikut ajror—Si ju mbron? (prill 2008)  «I sigurt e gati për t’u nisur!» Këto fjalë më dolën pasi lexova artikullin. Mora zemër dhe u ndjeva më i sigurt, pasi Zgjohuni! më tregoi se kontrollorët e trafikut ajror interesohen vërtet për sigurinë tonë. Faleminderit!

T. S., Brazil

Si do të përgjigjeshe? Jam 12 vjeçe dhe jetoj në jug të Irlandës. Dua t’ju falënderoj për pyetësorët e veçantë për fëmijët, që gjenden në fund të Zgjohuni! Është ide e mirë. I nxitin fëmijët të lexojnë gjithë revistën. Ju lutem, vazhdoni t’i botoni. Edhe një herë, faleminderit.

A. K., Irlandë