Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një shtyllë në det

Një shtyllë në det

Një shtyllë në det

▪ Keni parë ndonjëherë një trombë uji? Një e tillë u formua pranë brigjeve të Tahitit, më 25 dhjetor 2005. Hinka e gjatë me ujë dhe erë që rrotullohej rreth vetes, midis detit dhe qiellit, zgjati rreth 30 minuta. Pastaj dalëngadalë u bë e bardhë dhe u zhduk.

Trombat e ujit nganjëherë quhen tornado në ujë, por zakonisht nuk e kanë intensitetin tipik të tornadove. Në përgjithësi zgjatin rreth dhjetë minuta, ndonëse disa prej tyre kanë vazhduar për një orë. Ngaqë krijohen në det, shpesh zbulimi i tyre varet nga vëzhgimet e rastësishme. Kjo ua bën të vështirë meteorologëve t’i kuptojnë plotësisht. Sipas të dhënave, mund të bëjnë një zhurmë të fortë, si ajo e një treni mallrash.

Ndërsa përshkruante trazimin e tij emocional, një psalmist biblik i kohëve të lashta shkroi: «Thellësia me ujë i thërret thellësisë me ujë sapo zhurmojnë vërshimet e tua të ujërave.» (Psalmi 42:7) Disa fjalorë sugjerojnë se fjala e përkthyer «vërshimet» mund t’i referohet një trombe uji të tillë. Nëse është kështu, kjo dukuri mund të ketë përshkruar fare mirë ndjenjat e tij. Ai tha se shpirti i tij kishte rënë «në dëshpërim» dhe ishte «i trazuar». Megjithatë, gjente ngushëllim te Perëndia i tij. «Prit Perëndinë,—i tha shpirtit të vet,—se unë do ta përlëvdoj ende si shpëtimin tim të madh dhe si Perëndinë tim.»—Psalmi 42:11.

Ashtu si psalmisti, edhe ne mund të përjetojmë probleme që krahasohen me një tornado që vërtitet në det. Por, nëse presim Perëndinë, ai do të bëhet shpëtimi ynë i madh.