Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sekreti 2: Angazhimi

Sekreti 2: Angazhimi

Sekreti 2: Angazhimi

«Atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»​—Mateu 19:6.

Çfarë do të thotë? Çiftet e suksesshme e shohin martesën si një bashkim të përhershëm. Kur lind një problem, bëjnë çmos ta zgjidhin dhe jo ta përdorin si justifikim për t’i dhënë fund martesës. Kur bashkëshortët janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, ndihen të sigurt. Secili ka besim se tjetri do të vazhdojë ta respektojë këtë bashkim.

Pse ka rëndësi? Në shumë aspekte angazhimi është shtylla e lidhjes martesore. Por, kur ka vazhdimisht mosmarrëveshje, zotimi i marrë mund të duket më shumë një kurth, sesa një marrëveshje e bërë me dëshirë. Praktikisht, shprehja «derisa vdekja të na ndajë» kthehet veç në një kontratë të ftohtë, ku bashkëshortët do të donin të gjenin ndonjë kleçkë për ta prishur. Ndoshta nuk e braktisin martesën në kuptimin e mirëfilltë, por «ia kthejnë krahët» në mënyra të tjera, për shembull, mbyllen në një heshtje të akullt kur duhet të bisedojnë për çështje serioze.

Bëj këtë provë. Duke përdorur pyetjet e mëposhtme, kupto sa i angazhuar je në martesë.

A bëhem pishman që jam martuar me bashkëshorten time kur jemi në kulmin e grindjes?

A ëndërroj shpesh sikur të isha me dikë tjetër?

A i them ndonjëherë bashkëshortes «do të të lë» ose «do të gjej dikë që më vlerëson»?

Merr një vendim. Mendo për një ose dy veprime që mund të bësh për të përforcuar zotimin që ke marrë. (Disa ide: shkruaji herë pas here ndonjë pusullë bashkëshortes, mbaj fotografi të bashkëshortes në një vend të dukshëm në punë ose telefonoji çdo ditë nga puna sa për të folur.)

Po sikur të mendosh disa sugjerime dhe ta pyesësh bashkëshorten se cilat do të ishin më të rëndësishme për të?

[Figura në faqen 4]

Angazhimi është si një parmak që nuk e lë martesën të dalë nga rruga

[Burimi]

© Corbis/​age fotostock