Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sekreti 6: Falja

Sekreti 6: Falja

Sekreti 6: Falja

«Vazhdoni të duroni dhe të falni bujarisht njëri-tjetrin.»—Kolosianëve 3:13.

Çfarë do të thotë? Çiftet e suksesshme mësojnë nga e kaluara, por nuk i mbajnë llogari hatërmbetjet e vjetra dhe nuk i përdorin për të bërë përgjithësime të tilla, si «ti je gjithmonë me vonesë» ose «ti kurrë nuk më dëgjon». Edhe burri, edhe gruaja besojnë se ‘është gjë e bukur të kapërcesh shkeljen’.—Proverbat 19:11.

Pse ka rëndësi? Perëndia është ‘gati të falë’, por me njerëzit nuk ndodh gjithnjë kështu. (Psalmi 86:5) Mosmarrëveshjet e lëna pezull mund të bëjnë që mëria të grumbullohet deri në pikën sa falja të duket e pamundur. Bashkëshortët mbyllen në guaskën e tyre, pra tregohen të pandjeshëm ndaj ndjenjave të njëri-tjetrit. Që të dy ndihen si në grackë në një martesë ku s’ka dashuri.

Bëj këtë provë. Shiko fotografi të vjetra ku ke dalë me bashkëshorten në të kaluarën ose kur po njiheshit. Përpiqu të ndezësh sërish atë ngrohtësi që ndieje para se të nxirrnin kokë problemet dhe të ta mjegullonin shikimin. Pastaj mendo për cilësitë e bashkëshortes që të bënë për vete në fillim.

Cilat cilësi admiron më shumë te bashkëshortja tani?

Mendo për ndikimin e mirë që do të ketë te fëmijët nëse ti fal më shumë.

Merr një vendim. Mendo për një ose dy mënyra si t’i mbash hatërmbetjet e vjetra jashtë mosmarrëveshjeve që mund të lindin tani me bashkëshorten.

Po sikur ta lavdërosh bashkëshorten për cilësitë që admiron tek ajo?—Proverbat 31:28, 29.

Mendo si do ta tregosh me fëmijët se je njeri që fal.

Po sikur të bisedosh me fëmijët për faljen dhe se si gatishmëria për të falur i sjell dobi çdo pjesëtari të familjes?

[Figura në faqen 8]

Kur fal, e fshin borxhin dhe nuk e kërkon prapë