Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sekreti 7: Themeli i fortë

Sekreti 7: Themeli i fortë

Sekreti 7: Themeli i fortë

Çfarë do të thotë? Familjet e forta nuk i qëndrojnë kohës automatikisht, ashtu si një shtëpi nuk mbetet më këmbë vetvetiu për shumë dekada. Një strukturë e fortë ka nevojë për një themel të fortë dhe e njëjta gjë vlen edhe për një familje të fortë. Familjet e suksesshme kanë si themel një burim drejtimi të efektshëm.

Pse ka rëndësi? Këshilla për jetën familjare gjen plot nëpër libra, revista dhe programe televizive. Disa këshilltarë martesash i nxitin çiftet me probleme të qëndrojnë së bashku, kurse të tjerë i nxitin të ndahen. Madje vetë specialistët ndryshojnë mendje për çështje të tilla. Për shembull, në vitin 1994, një terapiste e njohur për problemet e adoleshentëve shkroi se më parë mendonte që «fëmijët ishin më mirë me një prind të vetëm por të lumtur, sesa me dy prindër të martuar por të palumtur. Mendoja se divorci ishte një zgjidhje më e mirë se përpëlitja në një martesë të keqe». Megjithatë, pas dy dekadash përvojë në profesion, ajo ndryshoi mendje dhe tha: «Divorci shkatërron shumë fëmijë.»

Mendimet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por këshilla më e mirë që mund të gjendet, gjithnjë pasqyron në ndonjë mënyrë parimet e Fjalës së Perëndisë, Biblës. Duke lexuar këtë seri artikujsh, mund të kesh vërejtur se në fillim të faqeve 3-8 gjendet një parim biblik. Parime të tilla kanë ndihmuar shumë familje të kenë vërtet sukses. Si të gjitha familjet, edhe ato kalojnë probleme. Por ndryshimi është se Bibla i ka pajisur me një themel të fortë për martesën dhe jetën familjare. E presim diçka të tillë nga Bibla, pasi Autori i saj, Perëndia Jehova, është Nismëtari i familjes.—2 Timoteut 3:16, 17.

Bëj këtë provë. Bëj një listë me shkrimet e cituara në krye të faqeve nga 3 deri në 8. Shto shkrime të tjera biblike që të kanë ndihmuar. Mbaje listën me këto shkrime në një vend që e ke për kollaj, që t’u hedhësh shpesh një sy.

Merr një vendim. Ji i vendosur t’i zbatosh fjalët e Biblës në jetën tënde familjare.

[Figura në faqet 8, 9]

Me një themel të fortë të bazuar në Shkrime, familja jote mund t’u bëjë ballë stuhive