Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çdo gjë e ke në Bibël

Çdo gjë e ke në Bibël

Çdo gjë e ke në Bibël

▪ Një çift burrë e grua që flitnin frëngjisht dhe që ishin Dëshmitarë të Jehovait, hynë në një pallat të Ajaçios, qytet në ishullin e Korsikës që gjendet në detin Mesdhe. Përtokë gjetën një zarf pa emër me 400 euro. Gruaja tregon çfarë bënë pastaj: «Ngjitëm një shënim në një tabelë informacioni në hyrje të pallatit, ku thoshim se i zoti i zarfit mund të na merrte në numrin tonë të telefonit.»

Mbrëmjen tjetër një grua i mori në telefon. Pasi dha prova se ishte zarfi i saj, la takim që të takohej me çiftin. E befasuar që do t’ia kthenin paratë, shkoi në takim me një buqetë lulesh. Në zarf ishte rroga e saj dhe të nesërmen do të nisej një muaj për pushime.

Kur ishte atje, i dërgoi çiftit një kartolinë që t’i falënderonte edhe një herë për veprimin e tyre mirëdashës. Kur u kthye nga pushimet, dy Dëshmitarët i shkuan për vizitë dhe i folën për vlerën praktike që ka Bibla në jetën familjare dhe në jetën e përditshme, tema që i interesonin.

Duke përdorur librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, çifti shfrytëzoi rastin të trajtonin disa pika nga kapitulli «Si të kesh një jetë të lumtur familjare?» Gruaja mbeti e habitur dhe tha: «Pse, çdo gjë e paskam në Bibël!» Kështu pranoi një studim biblik pa pagesë.

Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? nuk trajton vetëm çështje të jetës familjare, por edhe të vërtetën për Perëndinë dhe Jezu Krishtin, si dhe ku janë të vdekurit, pse Perëndia i lejon vuajtjet e shumë tema të tjera që u interesojnë njerëzve. Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj librin e treguar këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.