Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si do të përgjigjeshe?

Si do të përgjigjeshe?

Si do të përgjigjeshe?

Çfarë nuk shkon te kjo figurë?

Lexo Veprat 8:26-40. Tani shiko figurën. Çfarë është gabim? Shkruaji përgjigjet më poshtë.

1. ․․․․․

2. ․․․․․

3. ․․․․․

PËR TË DISKUTUAR:

Pse eunuku nuk arrinte ta kuptonte atë që lexonte? Çfarë ndihme iu dha që ta kuptonte? Në cilat mënyra mund ta imitosh eunukun?

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjen dot këto figura në këtë revistë? Përshkruaj me fjalët e tua çfarë shikon te figurat.

Nga kjo revistë

Përgjigjju këtyre pyetjeve dhe gjej vargjet biblike që mungojnë.

FAQJA 8 Çfarë duhet ‘të blini’? Efesianëve 5:․․․

FAQJA 9 Nga çfarë duhet të ruhemi? Luka 12:․․․

FAQJA 10 Çfarë duhet të bësh nëse armiku yt është i uritur? Romakëve 12:․․․

FAQJA 20 Ku duhet të përqendrohemi për sa i përket paraqitjes? 1 Pjetrit 3:․․․

Çfarë di për gjykatësin Jefte?

Lexo Gjykatësit 11:1–12:7. Tani përgjigjju pyetjeve të mëposhtme.

4. ․․․․․

Nga cili prej 12 fiseve të Izraelit ishte?

E DHËNË: Shih Numrat 26:29.

5. ․․․․․

Nga cili komb e shpëtoi Izraelin?

6. ․․․․․

E vërtetë apo e gabuar? Ka jetuar pas Jozefit, birit të Jakobit (Izraelit).

PËR TË DISKUTUAR:

Si mendon, pse vajza e Jefteut e plotësoi zotimin e babait? Si ta imitosh vajzën e Jefteut?

▪ Përgjigjet në faqen 28

PËRGJIGJET E FAQES 31

1. Ka shumë të ngjarë që Filipi të ishte vetëm.

2. Eunuku ishte me karrocë, jo me kalë.

3. Ngjarja ndodhi në shkretëtirë, jo në një qytet plot njerëz.

4. I Manaseut.—Numrat 26:29; Gjykatësit 11:1.

5. Amoni.—Gjykatësit 11:4.

6. E vërtetë.