Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ajo e mbrojti besimin

Ajo e mbrojti besimin

Ajo e mbrojti besimin

▪ Kohët e fundit në festat e fundvitit, një klase të parë iu dha si detyrë të lexonin një tregim për Krishtlindjet. Në këtë klasë bënte pjesë edhe Morgana 7-vjeçare. Morgana i kujtoi mësueses se, sipas bindjeve të saj, kjo festë nuk përputhet me mësimet e Biblës. Me dashamirësi, mësuesja e la të zgjidhte për lexim një tregim që nuk ia vriste ndërgjegjen.

Ca kohë më vonë prindërit e Morganës i ftuan në një ceremoni të shkollës ku do të jepeshin çmime. Morgana u habit kur i dhanë çmim për kurajën që tregoi duke qëndruar e patundur në bindjet e saj. Kur e pyetën pse ishte aq e guximshme, ajo u tha se bashkë me familjen lexonin librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, mësimet e të cilit bazohen te jeta dhe mësimet e Jezu Krishtit.

Ky libër me 256 faqe, që nga fillimi deri në fund është plot ilustrime shumëngjyrëshe, krijon mundësi që prindërit të kënaqen duke bashkëbiseduar me fëmijët. Aty ka kapituj të tillë si: «Pse s’duhet të gënjejmë?», «A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha festat?» dhe «Ndihmë që ta mundim frikën».

Nëse e doni këtë libër, ju lutemi të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj librin e treguar këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.