Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kocka​—Mrekullisht e fortë

Kocka​—Mrekullisht e fortë

A është projektuar?

Kocka​—Mrekullisht e fortë

● Kocka është përshkruar si «kryevepër inxhinierike për sa i përket rezistencës ndaj tërheqjes, ndaj ngjeshjes dhe për elasticitetin e saj.» Pse?

Shqyrtoni faktet: Skeleti i njeriut përbëhet nga rreth 206 kocka dhe 68 kyçe. Kocka më e gjatë është femuri ose kocka e kofshës; kocka më e vogël është yzengjia, që gjendet brenda veshit. Siç vërehet qartë te gjimnastët e zotë, falë kockave, muskujve, kërceve dhe kyçeve, një trup i shëndetshëm mund të të mahnitë me elasticitetin dhe larminë e lëvizjeve. «Mjafton edhe vetëm gishti i madh i dorës që të bindesh se arkitekti i trupit tonë (kushdo qoftë ai sipas nesh) me siguri ishte gjeni!»,—thotë një instituti kërkimor në SHBA (NSBRI).

Kockat u rezistojnë edhe një force të jashtëzakonshme. Sipas këtij instituti, «[ato] janë ndërtuar pikë për pikë si betonarmeja. Çeliku e bën betonarmenë rezistente ndaj tërheqjes, kurse çimentoja, rëra dhe zhavorri rezistente ndaj ngjeshjes. Gjithsesi, kocka ia kalon edhe betonarmesë më të mirë për rezistencë ndaj ngjeshjes». Robert O. Riçi, profesor i shkencës që merret me studimin e materialeve të ndryshme pranë Universitetit të Kalifornisë në Barkli të SHBA-së, thotë: «Sikur të arrinim ta imitonim!»

Ndryshe nga betonarmeja, kocka është pjesë thelbësore e një morie gjallesash. Veç kësaj ajo është dinamike. Është në gjendje të vetëriparohet, reagon ndaj hormoneve që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e saj, madje luan rol kyç në prodhimin e rruazave të gjakut. Ashtu si muskuli, edhe ajo dalëngadalë bëhet më e fortë me rritjen e peshës që mban. Prandaj sportistët kanë kocka më të rënda se ata që bëjnë jetë sedentare.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë kocka apo është projektuar?

[Figura në faqen 25]

Ndërtimi i kockës (i zmadhuar)

[Burimet e figurave në faqen 25]

Kocka e këmbës: © MedicalRF.com/​age fotostock; zmadhimi: © Alfred Pasieka/​Photo Researchers, Inc.; gjimnast: Cultura RF/​Punchstock