«Kam nevojë për një fjalë nga ti»
«Kam nevojë për një fjalë nga ti»
● Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë mori këtë letër nga një grua, e cila punon në një shkollë që u kushton vëmendje të veçantë individëve me kufizime fizike dhe atyre me probleme mendore. Ajo shkruante: «Më 9 maj më vdiq nëna ime e shtrenjtë. Nuk mund ta përshkruaj sa bosh ndihem. Pak muaj para se të vdiste, bëra ca kërkime për punën rreth tanatologjisë, shkencë që studion vdekjen dhe si të përballohet psikologjikisht. Mendova se do të ishin ndihmë edhe për mua, por nuk patën rezultat.»
Më vonë, në një moment pikëllimi, iu lut Perëndisë: «Kam nevojë për një fjalë nga ti.» Ajo tha: «Atë natë lexova broshurën Kur të vdes një njeri i dashur . . . Ishte shkruar tamam për mua. Në të thuhej se s’ka asgjë të keqe të qash. Në pjesën ‘Si mund ta duroj hidhërimin?’ thuhej: ‘Mos e nënvleftëso vlerën e lutjes. . . . Ndihma që na siguron Perëndia bën me të vërtetë ndryshime. . . . Vërtet, ndihma hyjnore nuk e eliminon dhembjen, por e bën më të lehtë për t’u duruar. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të qash më apo ta harrosh njeriun tënd të dashur. Por mund të marrësh veten.’ Këto fjalë të japin zemër.»
Nëse të ka vdekur një njeri i dashur dhe ke nevojë për një fjalë ngushëlluese, ndoshta ti ose dikush që njeh do të gjeni ngushëllim nga broshura me 32 faqe Kur të vdes një njeri i dashur . . .
Mund ta kërkoni këtë broshurë duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet në kupon ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Dëshiroj broshurën e treguar këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.