Bashkëbisedim si familje
Bashkëbisedim si familje
A ishte vendim i mirë?
Lexoni Markun 14:66-72. Tani shikoni figurën dhe shkruani përgjigjet më poshtë.
1. Ku ndodhi kjo ngjarje?
E DHËNË: Lexoni Markun 14:53, 54.
․․․․․
2. Si vendosi të përgjigjej Pjetri kur e njohën si dishepull të Jezuit?
․․․․․
3. Çfarë ndodhi pasi gjeli këndoi për herë të dytë?
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Pse mendoni se u përgjigj ashtu Pjetri? Si të mos e bësh të njëjtin gabim?
ÇFARË DINI PËR MBRETIN JEHOZAFAT?
4. Si e përmirësoi mbreti Jehozafat sistemin gjyqësor në Judë?
E DHËNË: Lexoni 2 Kronikave 19:5-11.
․․․․․
5. Çfarë gabimi bëri Jehozafati?
E DHËNË: Lexoni 2 Kronikave 18:1-3; 19:1-3.
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Çfarë mësojmë nga Jehozafati në lidhje me zgjedhjen e shoqërive?
E DHËNË: Lexoni 1 Korintasve 15:33.
FËMIJË: GJENI FIGURAT
A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.
NGA KJO REVISTË
Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe gjeni vargjet biblike që mungojnë.
FAQJA 4 Nga çfarë duhet të pastrohemi? 2 Korintasve 7:․․․
FAQJA 5 Çfarë mund të bëjnë dy së bashku? Eklisiastiu 4:․․․
FAQJA 19 Ku nuk i varin shpresat të mençurit? 1 Timoteut 6:․․․
FAQJA 27 Kur gjejmë më shumë lumturi? Veprat 20:․․․
● Përgjigjet në faqen 24
PËRGJIGJET E FAQES 31
1. Në oborrin e shtëpisë së kryepriftit.
2. Pjetri vendosi të mos tregonte se e njihte Jezuin.
3. Pjetri shpërtheu në lot.
4. Jehozafati vendosi gjykatës me frikë Perëndie në qytete, si edhe levitë e priftërinj në Jerusalem.
5. Bëri aleancë me mbretin e lig Akab.