Si mund t’i afroheni Perëndisë?
Si mund t’i afroheni Perëndisë?
Bibla thotë: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.» (Jakovi 4:8) A besoni se njerëzit mund të kenë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë me Krijuesin? Para se t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, keni nevojë për përgjigjen e disa pyetjeve edhe më themelore. Për shembull:
A ka Perëndi?
Nëse po, a ka folur me njerëzimin? Në ç’mënyrë ka folur?
A është Bibla një provë e këtij komunikimi? Si të sigurohemi për këtë?
Këto janë ndoshta pyetjet më të rëndësishme që bëjmë ndonjëherë, dhe ato do të shqyrtohen në fjalimin publik «Si mund t’i afroheni Perëndisë?» Ai do të mbahet në Kongresin Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait që ka temën «Qëndroni pranë Jehovait!» Ky kongres do të fillojë të mbahet në maj në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj anembanë botës.
Ju ftojmë me përzemërsi të ndiqni kongresin që mbahet më afër jush. Për hollësi të tjera, ju lutemi kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose shkruajuni botuesve të kësaj reviste. Në numrin e 1 marsit 2010 të revistës shoqëruese Kulla e Rojës, do të tregohen vendet ku do të mbahet kongresi në Shqipëri dhe në Kosovë.