Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Arkë thesaresh me mësime praktike»

«Arkë thesaresh me mësime praktike»

«Arkë thesaresh me mësime praktike»

● Një çift në Nju-Hampshir, SHBA, shkroi: «Dua të shpreh mirënjohjen e thellë për artikujt e shumtë që shkruani për prindër si ne, që po rritim fëmijë. Kemi një vajzë 4 vjeçe me emrin Sofia dhe na duket sikur kemi një mësues që po na stërvit si t’ia ngulitim të vërtetat jetësore në mendje dhe në zemër gjatë viteve të formimit.»

Letra vazhdon: «Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh është një arkë thesaresh me mësime praktike si për vajzën, edhe për ne. Figurat në kapitullin e fundit janë ilustrimet më të bukura që kemi parë për Parajsën. E vogla jonë i shikon shpesh, dhe kjo e ndihmon t’i përpijë premtimet e Biblës.»

Kapitulli i fundit i librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, me titullin «Bota e re paqësore e Perëndisë: Edhe ti mund të jetosh në të», ilustron bukur premtimet e Perëndisë, siç gjenden në Fjalën e tij, në Bibël.

Edhe ju mund ta merrni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura, që ka formatin e kësaj reviste. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj librin e treguar këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Figura në faqen 32]

Kjo figurë gjendet në faqen 254 të këtij libri