Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Gjykata në Spanjë përkrah të drejtën e kujdestarisë të një nëne

Gjykata në Spanjë përkrah të drejtën e kujdestarisë të një nëne

Gjykata në Spanjë përkrah të drejtën e kujdestarisë të një nëne

● Si do të ndiheshe po të të akuzonin se nuk je prind i mirë? Po nëse dikush të thotë se fëmijët e tu çalojnë në marrëdhëniet shoqërore elementare, nuk dallojnë dot të drejtën nga e gabuara dhe kanë mangësi intelektuale—të gjitha këto për fajin tënd?

Roza Lopez, nënë e dy vajzave në Spanjë, u gjend përballë akuzave të tilla kur ish-bashkëshorti e hodhi në gjyq për të marrë kujdestarinë e fëmijëve. Roza është një Dëshmitare e Jehovait dhe ish-bashkëshorti deklaroi se bindjet e saj fetare po ndikonin për keq në jetën shoqërore, në mësime dhe në parimet morale të vajzave. Kur një gjykatë lokale i hodhi poshtë akuzat e tij, ai apeloi në gjykatën krahinore.

Në një çështje kujdestarie, një proces i drejtë gjyqësor përpiqet të jetë i paanshëm dhe nuk përfshihet në debate për fenë, që të mos gjykojë kështu besimin e dikujt. Përkundrazi, thjesht trajton çështje si: çfarë është në të mirë të fëmijës? A e dëmton prindi kujdestar në ndonjë mënyrë? Cili është prindi më i përshtatshëm për t’u kujdesur për nevojat e fëmijës?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve në çështjen e Rozës, gjyqi caktoi një psikologe që të intervistonte fëmijët dhe prindërit. Cili ishte rezultati? Psikologia zbuloi se, ndonëse vajzat kishin qenë në kujdestarinë e nënës për gjashtë vjet, ato po zhvilloheshin siç duhej në të gjitha fushat: në shkollë, në shoqëri dhe në familje. Duke u bazuar në përfundimet e psikologes dhe në dëshminë e prindërve, gjykatësi nuk gjeti prova që tregonin se «minorenet janë dëmtuar në ndonjë mënyrë nga ana emocionale ose shoqërore-kulturore ngaqë po rriten brenda komunitetit fetar të Dëshmitarëve të Jehovait». Gjithashtu arriti në përfundimin se deklaratat e ish-burrit të Rozës ishin «tërësisht arbitrare dhe pa baza».

Si rezultat i paragjykimeve fetare dhe keqinformimit, disa supozojnë se fëmijëve të Dëshmitarëve të Jehovait u mohohet rritja «normale». Megjithatë fëmijët që rriten sipas parimeve biblike nuk keqtrajtohen. Përkundrazi, ata ndihmohen të jenë të ekuilibruar, të dashur dhe njerëz me një formim të mirë.—Efesianëve 6:4; 2 Timoteut 3:15-17.

[Figura në faqen 14]

Roza Lopez fitoi kujdestarinë e dy vajzave të saj