Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Aftësia e moluskut të sheshtë për të gërmuar

Aftësia e moluskut të sheshtë për të gërmuar

A është projektuar?

Aftësia e moluskut të sheshtë për të gërmuar

● Megjithëse duket sikur nuk ka forcë për të gërmuar në rërë, molusku i sheshtë mund të hapë një gropë në rërë aq shpejt, sa është quajtur «Ferrari i gërmuesve të nënujshëm». Studiuesit ishin kureshtarë të kuptonin më shumë rreth tyre. «E dinim që [molusqet] po bënin një gjë gjeniale»,—thotë Aneta Hosoi, një asistente profesoreshë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. Cili është sekreti i kësaj gjallese?

Shqyrtoni faktet: Molusku i sheshtë zhyt këmbën në rërë dhe duke e lëvizur sa para-mbrapa krijon një xhep të vogël që mbushet shpejt me ujë dhe rërë. Pastaj molusku lëviz trupin lart e poshtë ndërsa hap e mbyll guaskën e vet. Kështu përftohet një masë e lëngshme ku ai mund të gërmojë kollaj. Ai mund të gërmojë rreth 70 centimetra me një shpejtësi prej 1 centimetri në sekondë. Kur zë vend është shumë e vështirë ta nxjerrësh prej aty. Në fakt, forca që duhet për ta shkulur në krahasim me forcën që ky molusk përdor për t’u ngulur në rërë, është dhjetë herë më e madhe se tek spirancat më të mira që ka bërë dora e njeriut.

Inxhinierët kanë marrë shkas nga molusku i sheshtë për të projektuar atë që ata e quajnë spiranca e parë «inteligjente». «Ajo hapet e mbyllet dhe lëviz lart e poshtë, si një molusk i vërtetë»,—thotë Hosoi. Kjo spirancë e fortë që nuk harxhon shumë energji, mund të jetë e dobishme për mjetet e nënujshme për studim, anijet për shpimin e naftës dhe mjetet gërmuese që shkatërrojnë mina.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë kjo aftësi e moluskut të sheshtë apo është projektuar?

[Figurat në faqen 23]

Ky prototip i spirancës «inteligjente» imiton teknikën shpuese të moluskut të sheshtë

[Burimet]

Molusku i sheshtë: © Philippe Clement/​naturepl.com; spiranca «inteligjente»: me mirësjellje nga Donna Coveney, Massachusetts Institute of Technology