Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Çfarë nuk shkon te kjo figurë?

Lexoni Zanafillën 4:​1-8. Tani shikoni figurën. Çfarë nuk shkon? Shkruajini përgjigjet më poshtë.

1. ․․․․․

2. ․․․․․

3. ․․․․․

PËR TË DISKUTUAR:

Si reagoi Kaini kur Perëndia Jehova pa me pëlqim vëllanë e tij Abelin? Nëse të duket sikur prindërit e tu mbajnë me hatër motrën ose vëllanë tënd, çfarë nuk duhet të bësh, dhe pse?

ÇFARË DINI PËR APOSTULLIN NATANAEL?

4. Me cilin emër tjetër ka mundësi të jetë thirrur Natanaeli?

E DHËNË: Lexoni Lukën 6:14; Gjonin 1:​44-46.

․․․․․

5. Çfarë vlerësonte Jezui te Natanaeli?

E DHËNË: Lexoni Gjonin 1:47.

․․․․․

PËR TË DISKUTUAR:

Si mund ta imitoni Natanaelin? Çfarë dobish do të keni nëse veproni kështu?

E DHËNË: Lexoni Psalmin 24:​3-5; 34:​13-16.

FËMIJË: GJENI FIGURAT

A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.

NGA KJO REVISTË

Përgjigjjuni këtyre pyetjeve dhe gjeni vargjet biblike që mungojnë.

FAQJA 5 Nga se priret zemra e njeriut? Zanafilla 8:․․․

FAQJA 6 Si duam të sillemi? Hebrenjve 13:․․․

FAQJA 24 Çfarë duhet t’i vëmë vetes? 1 Korintasve 9:․․․

FAQJA 26 Çfarë mund të ndodhë nëse presim derisa era dhe moti të jenë tamam të përshtatshëm? Eklisiastiu 11:․․․

● Përgjigjet në faqen 21

PËRGJIGJET E FAQES 31

1. Vetëm dy djem ofruan sakrifica.

2. Kaini ofroi fryte të tokës.

3. Abeli ofroi një dele, jo një viç.

4. Bartolome.

5. Ai nuk ishte mashtrues.