Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Kriza e përhapur e besimit»

«Kriza e përhapur e besimit»

«Kriza e përhapur e besimit»

Në Afrikën Perëndimore, një 12-vjeçar është shtruar në spital, pasi është viktimë e një ilaçi të falsifikuar kundër malaries që e ëma e kishte blerë në një farmaci të licensuar. «Kemi 15 vjet që gjejmë ilaçe të falsifikuara në treg»,​—thotë një mjek spitali. *

Në Azi, prindërit e një djali të sapolindur tronditen kur dëgjojnë se i ashtuquajturi qumësht i pasuruar me vlera ushqyese që i kanë dhënë të birit, përmban një përbërës të rrezikshëm. Mjerisht, djali vdes.

Një biznesmen amerikan të cilit i besonin, u ka zhvatur klientëve miliarda dollarë. Mijëra pensionistë zbulojnë se fondet e tyre të pensionit, janë zhdukur si pasojë e asaj që është quajtur «mashtrimi i shekullit».

NË BOTËN e sotme, pothuajse të gjithë, herët a vonë, e kanë provuar ç’do të thotë të zhgënjehesh nga dikush që i ke besuar. Edhe rënia globale ekonomike ka ardhur kryesisht nga ajo që gazeta franceze Le Monde e quan «kriza e përhapur e besimit».

Cilat janë shkaqet e kësaj ‘krize besimi’ në ditët e sotme? A mund t’i zësh besë ndokujt?

[Shënimi]

^ par. 2 Botuar në gazetën Le Figaro, Paris, Francë.