Mësonte bashkë me fëmijët
Mësonte bashkë me fëmijët
● Një nënë te të 30-at që jeton me burrin dhe tri fëmijët në Kentaki, SHBA, shkroi: «Unë dhe familja ime kemi nxjerrë dobi nga çdo botim i Dëshmitarëve të Jehovait që kemi në shtëpi.» Ajo shpjegoi: «Libri që më pëlqen më shumë për fëmijët e mi është Libri im i tregimeve biblike.» Dhe shtoi: «Në të vërtetë, edhe unë kam mësuar bashkë me ta.»
Ky libër ka ilustrime tërheqëse dhe përshkruan ngjarje biblike në radhë kronologjike. Për shembull, pjesa II përmban tregimet: «Një mbret i lig qeveris Egjiptin», «Si shpëtoi vogëlushi Moisi?», «Pse u arratis Moisiu?», «Moisiu dhe Aaroni shkojnë te faraoni», «Dhjetë plagët» dhe «Kalimi i Detit të Kuq».
Pjesa VI e librit, e titulluar «Që nga lindja e Jezuit deri te vdekja e tij», ka tregime të ndryshme që përshkruajnë jetën e Jezuit që nga lindja deri në vdekje. Ndër to janë: «Jezui lind në një stallë» dhe «Burra të udhëhequr nga një yll». Ky i fundit tregon se disa «dijetarë», që në të vërtetë ishin astrologë, shkuan për ta vizituar Jezuin «në shtëpi», jo në stallën ku lindi. Atje «panë fëmijën me Marien, nënën e tij». Perëndia i paralajmëroi këta burra që të mos ktheheshin te Herodi, i cili po kërkonte ta vriste Jezuin. Nga sa kuptojmë: kush e drejtonte në të vërtetë të ashtuquajturin yll?—Mateu 2:1, 11, 12, Dio.
Edhe ju mund të mësoni shumë ndërsa lexoni me fëmijët Libri im i tregimeve biblike. Ky libër ka 116 tregime që flasin për njerëz e ngjarje nga Bibla. Për të marrë një kopje të këtij libri, plotësoni kuponin shoqërues dhe dërgojeni në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.