Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Procesi i mahnitshëm i lindjes

Procesi i mahnitshëm i lindjes

Procesi i mahnitshëm i lindjes

PRITJA nëntëmujore merr fund dhe foshnja e shumëpritur është gati të lindë. * Qafa e mitrës gjatë shtatzënisë ka qenë e mbyllur fort që fetusi të qëndrojë i sigurt brenda mitrës. Por tani qafa e mitrës hollohet, zbutet dhe shtendoset. Kështu, fillon mrekullia e lindjes.

Çfarë ndodh gjatë procesit të mrekullueshëm të lindjes? Ndër faktorët që përfshihen në këtë proces, dy prej tyre janë mahnitës në mënyrë të veçantë. Faktori i parë është oksitocina, një hormon që prodhohet në tru. Kjo substancë çlirohet edhe në trurin e burrave, edhe të grave, por një sasi e madhe çlirohet te gratë shtatzëna kur fillojnë dhembjet e lindjes, pasi ajo bën që qafa e mitrës të zgjerohet dhe mitra të kontraktohet.

Se nga e di gjëndra e hipofizës se kur ta çlirojë këtë hormon, kjo mbetet një mister. Libri Udhëtim mahnitës​Studimi i trupit të njeriut (anglisht) thotë: «Në njëfarë mënyre truri i saj kupton se periudha e shtatzënisë ka përfunduar dhe se është koha që muskujt e fuqishëm të mitrës . . . të nisin punën e tyre të shkurtër, por heroike.»

Kurse faktori i dytë në këtë proces është roli i placentës, që ndalon së prodhuari progesteronin. Gjatë shtatzënisë, progesteroni ka penguar kontraktimet e forta. Por tani, pa progesteronin, mitra fillon të kontraktohet. Zakonisht pas 8 deri 13 orë dhembjesh, fëmija del përmes qafës së shtendosur dhe të zgjeruar të mitrës. Më pas, del edhe placenta.

Tani i sapolinduri duhet të mësohet shpejt me kushtet e reja të jetës, që ndryshojnë shumë nga ato në barkun e nënës. Për shembull, në mitër mushkëritë e fetusit ishin plot me lëng amniotik, që shkarkohet pasi foshnja del përmes kanalit të lindjes. Tani mushkëritë duhet të mbushen me ajër që të nisë frymëmarrja, fillimi i së cilës sinjalizohet nga e qara e parë. Ndryshime të mëdha ndodhin edhe në zemër e në pjesën tjetër të sistemit të qarkullimit të gjakut. Një vrimë që lidhte dy tremat e zemrës dhe një enë gjaku që anashkalonte qarkullimin e vogël të gjakut, mbyllen, në mënyrë që gjaku të marrë një drejtim tjetër e të shkojë në mushkëri për të marrë oksigjenin. Është mahnitëse që përshtatja me botën e jashtme ndodh kaq shpejt.

I gjithë procesi i lindjes na kujton fjalët e Biblës: «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar, ka një kohë për çdo punë nën qiej.» Ajo thotë se ka edhe «një kohë për të lindur». (Eklisiastiu 3:1, 2) Sigurisht jeni dakord që kjo seri ngjarjesh biokimike dhe fizike, që ndodh vetëm brenda disa orësh, dëshmon fuqishëm se është projektuar nga Krijuesi ynë, që Bibla e quan «burimi i jetës».​—Psalmi 36:9; Eklisiastiu 11:5.

[Shënimi]

^ par. 2 Periudha e shtatzënisë zgjat nga 37 deri në 42 javë.

[Diagrami dhe figurat në faqet 16, 17]

Procesi i lindjes së fëmijës

1 Pozicioni i fetusit para dhembjeve të lindjes

2 Lëvizja e fetusit drejt kanalit të lindjes

3 Zgjerimi i qafës së mitrës

4 Dalja e fetusit

[Diagrami]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

1

placenta

vagina

qafa e mitrës

2

3

4