Nuk janë tepër të vegjël
Nuk janë tepër të vegjël
● Kështu shkroi një nënë nga Kalifornia, SHBA, për një temë të trajtuar në librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Ajo shpjegonte: «Javën e kaluar e çuam djalin tonë 3-vjeçar, Xhejvënin, te mjekja pediatre. Ajo pyeti nëse unë dhe burri i kishim folur djalit se si të mbrohej kur bëhet fjalë për pjesët intime të trupit. Me kënaqësi i tregova për librin Mësuesi i Madh, ku shpjegohet se është e gabuar që dikush të luajë me pjesët intime të një tjetri. Mjekes i bëri shumë përshtypje që kishim biseduar për këtë.»
Pastaj shtonte: «Libri e trajton në mënyrë të shkëlqyer këtë temë.» Ajo e kishte fjalën për kapitullin me titull «Si e mbrojti Jehovai Jezuin?» Aty shpjegohet se si e mbrojti Ati qiellor Birin e tij, Jezuin, që të mos i bënte keq mbreti i lig Herod kur ishte tepër i vogël për t’u mbrojtur vetë. (Mateu 2:7-23) Më tej, libri tregon si t’i mësojmë edhe më të vegjlit të mbrohen nëse dikush përpiqet të abuzojë me ta.
Edhe ju mund ta merrni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura, që ka formatin e kësaj reviste. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në një adresë të përshtatshme nga faqja 5 e revistës.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu. Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.