Bashkëbisedim si familje
Bashkëbisedim si familje
Ku ndryshojnë?
A mund t’i dalloni tri ndryshimet ndërmjet figurës A dhe figurës B? Shkruajini përgjigjet më poshtë dhe plotësoni figurat duke i ngjyrosur.
E DHËNË: Lexoni Daljen 28:9-12, 33, 36, 37.
1. ․․․․․
2. ․․․․․
3. ․․․․․
4. Cila figurë është e saktë, ajo në të djathtë apo në të majtë?
․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Ç’do të thotë fjala «i shenjtë»? Pse është e rëndësishme që adhuruesit e Jehovait të jenë të shenjtë? Si mund ta tregoni se po përpiqeni të jeni të shenjtë?
E DHËNË: Lexoni 2 Korintasve 7:1.
AKTIVITET SI FAMILJE:
Çdo pjesëtar i familjes të bëjë kërkime për rolin e kryepriftit të Izraelit. Pastaj mblidhuni së bashku dhe tregoni çfarë keni mësuar. Për shembull, cilat ishin disa përgjegjësi të kryepriftit?
E DHËNË: Lexoni Levitikun 9:7; Ligjin e përtërirë 17:9-11.
Si tregon Jezu Krishti se është Kryeprifti më i mirë?
E DHËNË: Lexoni Hebrenjve 4:14-16; 7:26-28; 9:11-14.
Koleksiononi e mësoni
Priteni, paloseni më dysh dhe ruajeni
FLETË BIBLIKE 3 RUTHA
PYETJE
A. Plotësoni fjalët që Rutha i tha Naomit: «Populli yt do të jetë . . .»
B. Si la një shembull të mirë Rutha për ata që kujdesen për të sëmurët e të moshuarit?
C. Vendosni fjalët që mungojnë: Rutha u martua me ․․․․․ dhe u bë paraardhësja e ․․․․․ dhe e ․․․․․.
[Tabela]
4026 p.e.s. U krijua Adami
Jetoi rreth viteve 1200 p.e.s.
1 i e.s.
98 i e.s. Shkruhet libri i fundit i Biblës.
[Harta]
U shpërngul nga Moabi në Betlehem
MOAB
Betlehem
RUTHA
TË DHËNA:
Një vejushë besnike moabite që mbështeti vjehrrën e saj të moshuar, Naomin. Falë dashurisë besnike për Naomin dhe vendosmërisë për të adhuruar Jehovain, Rutha gjeti forcën të linte vendlindjen e të shkonte në Betlehem. Njerëzit i thoshin Naomit: «Nusja jote . . . është për ty më e mirë se shtatë bij.»—Rutha 4:14, 15.
PËRGJIGJE
A. «. . . populli im dhe Perëndia yt, Perëndia im.»—Rutha 1:16.
B. Rutha shfaqi një frymë vetëmohuese dhe të papërtuar.—Rutha 2:7, 10-12, 17; 3:11.
C. Boazin, mbretit David, Jezu Krishtit.—Mateu 1:5, 6, 16.
Popuj dhe vende
5. Më quajnë Shae. Jetoj në Britani, afër kontinentit të Evropës. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Britani? 13.300, 133.000 apo 333.000?
6. Cila pikë tregon vendin ku jetoj unë? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa larg Britanisë jeni.
A
B
C
Ç
Fëmijë: Gjeni figurat
A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.
● Përgjigjet e faqeve 30, 31 janë në faqen 7
PËRGJIGJET E FAQEVE 30, 31
1. Fjalët në çallmë.
2. Gurët e oniksit në supe.
3. Zilet në thekë.
4. E majta.
5. 133.000.
6. B.