«Falë jush mësova se Ati ynë na do»
«Falë jush mësova se Ati ynë na do»
● Një 19-vjeçare nga jugu i Shteteve të Bashkuara shkroi: «U rrita në një familje që shkon rregullisht në kishë dhe e njoh Krishtin si Shpëtimtarin tim. Prapëseprapë, për vite të tëra kam jetuar me frikën e gjykimit të furishëm të Perëndisë, të djegies në një ferr të llahtarshëm. Kohët e fundit më ra në dorë libri juaj Çfarë mëson vërtet Bibla?
Pasi lexova vetëm disa kapituj, më pushtoi një paqe e madhe. M’u hoq një barrë sikur më zbriti nga kraharori një elefant. Tani e kuptoj se Jehovai është një Perëndi i dashur, i mirë dhe i mëshirshëm. Ai dëshiron të lidhë me mua një marrëdhënie që nuk bazohet te frika e sëmurë ndaj tij. Këtë të diel kam në plan të shkoj në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait. Mezi po pres! Faleminderit, sepse falë jush mësova se Ati ynë na do dhe nuk ka krijuar një ferr të zjarrtë.»
Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? trajton edhe tema të tjera të rëndësishme. Ndër to janë gjendja e të vdekurve, shpresa e ringjalljes, si të përmirësojmë jetën familjare, cilët janë në të vërtetë Perëndia dhe Jezu Krishti dhe pse i lejon Perëndia vuajtjet. Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në një adresë të përshtatshme nga faqja 5 e revistës.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu. Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.