Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ngjitësi i krimbit që ngre kështjella në rërë

Ngjitësi i krimbit që ngre kështjella në rërë

A është projektuar?

Ngjitësi i krimbit që ngre kështjella në rërë

● Kirurgët i ngjitin kockat e thyera me anë të kunjave, pllakëzave e vidave, por këto mjete janë kaba kur thyhen kocka më të imëta. Deri para pak kohësh, studiuesit vritnin mendjen si të krijonin një ngjitës që mund të ngurtësohej në ambientin e lagësht të trupit të njeriut. Një zgjidhje të mundshme ua dha krimbi që ngre kështjella në rërë.

Shqyrtoni faktet: Krimbi që ngre kështjella në rërë e bën shtëpinë e vet nënujore në formë tubi me grimca rëre e guaskash. Çdo grimcë bashkohet me tjetrën me pakëz ngjitës të prodhuar nga një gjëndër në kraharorin e krimbit. Ky ngjitës ia kalon çfarëdo ngjitësi artificial që përdoret sot. Përbëhet nga një grup proteinash që, kur ndërthuren, bëjnë që ngjitësi të ngurtësohet nën ujë, madje sa hap e mbyll sytë. Krimbin që ngre kështjella në rërë, e kanë quajtur murator të mbaruar, e me të drejtë. Siç thotë Rasëll Stjuarti pranë Universitetit të Jutës, kjo krijesë e vogël ka zgjidhur «probleme të koklavitura» që lidhen me ngjitjen e materialeve nën ujë.

Studiuesit kanë bërë variante sintetike të ngjitësit të këtij krimbi, të cilat janë akoma më të forta se origjinali. Ngjitësi që do të përdoret përfundimisht në sallat e operacionit duhet të jetë edhe i dekompozueshëm. Kështu, kur të përdoret për të ngjitur kocka, do të shpërbëhet ndërkohë që kocka kthehet në gjendjen e mëparshme. Nëse bën punë te njerëzit, ky ngjitës do të jetë një zbulim i madh në mjekësi.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë ngjitësi unik i krimbit që ngre kështjella në rërë apo është projektuar?

[Figura në faqen 26]

Studiuesit shpresojnë t’i ngjitin kockat e thyera pa përdorur copa metali

[Burimi i figurës në faqen 26]

Krimbi që ngre kështjella në rërë: © Peter J. Bryant, Universiteti i Kalifornisë, Irvin