Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«A do ta shkatërrojë njeriu tokën?»

«A do ta shkatërrojë njeriu tokën?»

«A do ta shkatërrojë njeriu tokën?»

● Nga hapësira, planeti Tokë ngjan si një xhevahir i bukur bardhë e blu. Mirëpo, një vëzhgim më nga afër zbulon se shtëpia jonë është në hall të madh. Pse? Përgjigjja është e thjeshtë: njerëzit janë sjellë si qiraxhinj të këqij. Madje, nuk po e rrënojnë tokën vetëm nga ana fizike nëpërmjet ndotjes, shpyllëzimit e shfrytëzimit pa kriter. Po rrënojnë edhe moralin e besimin te Perëndia nëpërmjet dhunës, gjakderdhjeve e imoralitetit.

Kjo gjendje e vajtueshme u paratha rreth dy mijë vite të shkuara në profeci mbresëlënëse të dokumentuara në Shkrimet e Shenjta. (2 Timoteut 3:1-5; Zbulesa 11:18) Ato parathanë edhe se situatën do ta ndreqë plotësisht Perëndia, jo ndonjë njeri. Për këto çështje të rëndësishme do të flitet në fjalimin publik «A do ta shkatërrojë njeriu tokën?» Ai do të mbahet në Kongresin Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait me temë «Ardhtë Mbretëria e Perëndisë!» Kongresi do të nisë në maj në Shtetet e Bashkuara e pastaj do të vijojë rreth e përqark botës.

Ju ftojmë me përzemërsi të ndiqni kongresin që mbahet më afër jush. Për hollësi të tjera, ju lutemi kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose shkruajuni botuesve të kësaj reviste. Në faqen e Internetit www.pr418.com tregohen vendet ku do të mbahet kongresi në Shqipëri dhe në Kosovë.