Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A janë buzët e tua «enë të çmuara»?

A janë buzët e tua «enë të çmuara»?

A janë buzët e tua «enë të çmuara»?

● «Ar dhe korale ka me bollëk, por buzët e njohurisë janë enë të çmuara»,​—shkroi mbreti i lashtë Solomon. (Proverbat 20:15) Ari ka pasur përherë vlerë të madhe, e në ditët e Solomonit edhe koralet çmoheshin shumë. Mirëpo, buzët tona mund të jenë akoma më të çmuara se këto. Si? Jo nga pamja, por nga mendimet që shprehin.

Buzët e çmuara rrezatojnë mirësi, ngrohtësi e dashuri. Gjithashtu, si ‘buzë të njohurisë’, tregojnë të vërtetën që zbulon Bibla rreth Perëndisë. Në fakt, ky libër i lashtë është plot mençuri dhe të vërteta për Krijuesin tonë, si edhe një burim këshillash të shkëlqyera për jetën.​—Gjoni 17:17.

Mjerisht, mjaft njerëz i keqpërdorin buzët duke thënë fjalë të rreme për Perëndinë. Për shembull, disa ia hedhin fajin atij për padrejtësitë e vuajtjet në botë, ndërkohë që shumë nga ato i kanë shkaktuar vetë njerëzit. Për këtë, te Proverbat 19:3 (ECM) thuhet: «Shumëkush bie në vështirësi për shkak të marrëzisë së vet dhe me zemërim ia hedh fajin Perëndisë.»

Të tjerë ia ulin vlerën buzëve duke thënë fjalë të shtira, thashetheme ose edhe shpifje. Me një gjuhë të gjallë figurative, Proverbat 26:23 thonë: «Si shtresa e argjendit që vesh një copë të thyer qeramike, janë buzët e zjarrta bashkë me një zemër të keqe.» Ashtu si «shtresa e argjendit» që mbulon qeramikën nën të, «buzët e zjarrta», që shprehin ndjenja të flakta ose edhe sinqeritet sa për sy e faqe, mund të mbulojnë «një zemër të keqe».​—Proverbat 26:24-26.

Patjetër që kjo ligësi nuk i fshihet dot Perëndisë. Ai sheh si jemi në të vërtetë. Ja pse Jezu Krishti tha: «Kupën dhe pjatën pastroji më parë nga brenda, që të jenë të pastra edhe nga jashtë.» (Mateu 23:26) Sa e vërtetë! Pastërtia e brendshme ose dëlirësia, bashkë me një zemër plot me të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, do të pasqyrohen pastaj te fjalët që themi. Si rrjedhim, buzët tona do të jenë «enë të çmuara», sidomos në sytë e Perëndisë.

[Figura në faqen 19]

Buzët e të mençurit janë «enë të çmuara»