Mençuria e mbretit Solomon
Mençuria e mbretit Solomon
● Një mësuese i pyeti nxënësit e klasës së katërt ç’dinin për mbretin Solomon që përmendet në Bibël. Shena nëntëvjeçare tha se ai ishte një mbret tepër i mençur dhe tregoi si e kishte zgjidhur një grindje mes dy grave që pretendonin se kishin lindur të njëjtin fëmijë. Në fillim shokët e klasës u skandalizuan kur dëgjuan si kishte vepruar Solomoni, por mësuesja tha se ishte një zgjidhje e zgjuar.
Shena shpjegoi se këtë e kishte mësuar nga Libri im i tregimeve biblike, ku gjendet një tregim për mençurinë e Solomonit. Ajo tha: «Gjashtë shokë të klasës u bënë kureshtarë dhe donin Tregimet biblike.» Pastaj shtoi: «Edhe mësuesja kërkoi një libër. Kështu, gjithsej, pata mundësi të jepja shtatë libra.»
Edhe ju mund ta merrni Libri im i tregimeve biblike, që përmban 116 tregime për personazhe e ngjarje biblike. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu. Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.