Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shtresa dhjamore e gjitarëve të detit

Shtresa dhjamore e gjitarëve të detit

A është projektuar?

Shtresa dhjamore e gjitarëve të detit

● Për dekada të tëra, shkencëtarët nuk mund ta kuptonin se si arrinte delfini të notonte me një shpejtësi prej gati 40 kilometrash në orë. Sipas tyre, kjo sepse këto kafshë nuk kanë shumë muskuj. Por delfinët kanë një sekret, dhe një pjesë e këtij sekreti qëndron te substanca komplekse e shtresës së tyre dhjamore, që gjendet edhe nën lëkurën e derrave të detit, balenave dhe gjitarëve të tjerë të detit.

Shqyrtoni faktet: «Shtresa dhjamore është një shtesë e trashë dhe e ngjeshur me inde lidhore mjaft të organizuara, që përmban shumë qeliza dhjamore»,—thotë New World Encyclopedia. Ajo mbulon pothuajse të gjithë trupin e gjallesës dhe është «e lidhur fort me muskulaturën dhe skeletin me rrjete tendinesh dhe dejesh të organizuara mirë e në formë erashke». Këto rrjete, në vetvete, përbëhen nga fibra elastike dhe nga kolagjeni, një proteinë që gjendet edhe në lëkurë e në kocka. Prandaj, kjo shtresë dhjamore është më tepër se një shtresë izoluese. Ajo është një kombinim tepër i sofistikuar i një sërë indesh të gjalla.

Po si i ndihmon kjo shtresë delfinët dhe derrat e detit që të notojnë shpejt? Si ka mundësi që derrat e detit të Dallit arrijnë një shpejtësi prej 56 kilometrash në orë? Një arsye është se kjo shtresë u jep këtyre kafshëve një formë më aerodinamike. Kurse një arsye tjetër është se pjesa dhjamore nga bishti te penda kurrizore, është e ndërthurur kryq me rreshta mjaft të dendur kolagjeni dhe fibrash elastike. Kjo gjë i jep bishtit elasticitet dhe i ndihmon delfinët të mos harxhojnë shumë energji. Pra, kur muskujt e lëvizin bishtin në një drejtim, shtresa dhjamore, si një sustë, e ndihmon të shkojë prapë në vend, duke u dhënë kështu delfinëve forcë shtytëse dhe duke u kursyer energji.

Kjo shtresë i ndihmon edhe të pluskojnë e u siguron izolim që i mban ngrohtë. Dhjami i saj u jep mundësi të kenë energji edhe kur nuk gjejnë shumë ushqim. Kuptohet, ky kombinim shumëfunksional ka tërhequr vëmendjen e atyre që po përpiqen të përmirësojnë mjetet e lundrimit dhe sistemin shtytës në to.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë kjo shtresë dhjamore me vetitë e saj të jashtëzakonshme apo është projektuar?

[Diagrami në faqen 17]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Fibrat paralele

Prerje tërthore e kolagjenit dhe e fibrave elastike të ndërthurura kryq