Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dhëmbi vetëmprehës i iriqit të detit

Dhëmbi vetëmprehës i iriqit të detit

A është projektuar?

Dhëmbi vetëmprehës i iriqit të detit

● Duke përdorur pesë dhëmbët e tij, iriqi i detit gërryen shkëmbin për t’u fshehur në një strukë. Megjithëse bluan e thërrmon, dhëmbi mbetet i mprehtë. «Deri tani nuk ka dhe nuk njohim ndonjë vegël tjetër që pret e bluan më mirë»,—thotë Pupa Gilberti, profesoreshë fizike në Universitetin e Viskonsinit, Medison, Shtetet e Bashkuara. Cili është sekreti i iriqit të detit?

Shqyrtoni faktet: Dhëmbi i iriqit të detit përbëhet nga kristale të çimentuara së bashku. Megjithatë, «në vende të caktuara përgjatë dhëmbit ka disa pika të thyeshme»,​—vëren kjo profesoreshë. Materiali organik më i dobët në këto vende, ia bën më të lehtë dhëmbit të shkëputë shtresat e vjetruara e të nxjerrë një teh të ri e të mprehtë, njësoj si shkëputen pullat e postës nga njëra tjetra në pjesën e dhëmbëzuar. Meqë dhëmbi vazhdon të rritet nga njëri skaj dhe të vetëmprihet nga skaji tjetër, ai nuk topitet asnjëherë. Zonja Gilberti e quan dhëmbin e iriqit të detit «një nga strukturat e rralla në natyrë që vetëmprihen».

Mënyra se si funksionon dhëmbi vetëmprehës i iriqit të detit, është shumë interesante për prodhuesit e veglave. Teorikisht, kjo mund t’i hapë rrugën zhvillimit të veglave që vetëmprihen gjatë përdorimit. «Çelësi është mekanizmi që përdor iriqi i detit»,​—thotë profesoresha Gilberti.

Si mendoni? A erdhi në ekzistencë rastësisht dhëmbi vetëmprehës i iriqit të detit apo është projektuar?

[Diagrami në faqen 16]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Dhëmbi që rritet

Pllakëz gëlqerore

Dhëmbi i mprehur

[Figura në faqen 16]

Iriq deti

[Figura në faqen 16]

Pesë dhëmbët

[Burimi i figurës në faqen 16]

Të dyja fotot: me mirësjellje nga Pupa Gilberti, Universiteti i Viskonsinit, Medison.