‘Një gërshetim thellësie dhe thjeshtësie’
‘Një gërshetim thellësie dhe thjeshtësie’
● Kështu u shpreh një lexues nga Nebraska, SHBA, për librin që kish lexuar kohët e fundit. Ai shkroi: «Jam 56 vjeç, beqar, dhe porsa kam përfunduar së lexuari librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Sapo nisa ta lexoja, mbeta i mrekulluar nga ky gërshetim i shkëlqyer thellësie dhe thjeshtësie që ju keni përcjellë përmes penës së dashurisë.» Ai shtoi: «Ilustrimet janë të mahnitshme. Nëse do të isha baba ose gjysh, do t’i nxitja fëmijët ose nipërit e mi t’i kushtonin kohë jo vetëm tekstit, por edhe figurave.»
Një grua në Xhorxhia, SHBA, shkroi për të njëjtin libër: «Mbesa ime 6-vjeçare, Evëri, që është në klasën e parë, foli për këtë libër ndërsa ishte në shkollë. Pasi Evëri tha një tregim para klasës, mësueses i bëri kaq shumë përshtypje saqë vendosi që Evëri të lexonte çdo ditë një tregim nga ky libër.» Tezja shton: «Çfarë dëshmie e madhe iu dha bashkëmoshatarëve të saj dhe mësueses!»
Edhe ju mund ta merrni këtë libër me 256 faqe dhe me ilustrime të bukura, që ka formatin e kësaj reviste. Mjafton të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni në një adresë të përshtatshme nga faqja 5 e kësaj reviste.
□ Dëshiroj librin e treguar këtu. Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Figura në faqen 32]
Pse një samaritan ishte i afërmi i mirë?