Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të rinjtë pyesin

Çfarë të kënaq vërtet në një festë?

Çfarë të kënaq vërtet në një festë?

Poshtë, vër një shenjë ✔ përbri pikës që tregon ç’gjë pret më me qejf në një festë.

  • të hash

  • të kërcesh

  • të luash

  • të zësh miq të rinj

  • të takosh miqtë e vjetër

  • tjetër ․․․․․

THUAJSE gjithë të rinjtë vdesin të rrinë bashkë, dhe këtu s’ka asnjë të keqe. Edhe Bibla flet mirë për rastet shoqërore ose festat.

A e dije?

  • Bijtë e Jobit organizonin festa familjare.​—Jobi 1:4.

  • Jezui mori pjesë në një dasmë të madhe.​—Gjoni 2:1-11.

  • Të krishterët e shekullit të parë gëzonin shoqërinë në shtëpitë e njëri-tjetrit.​—Veprat 2:46, 47.

Nuk diskutohet që është qejf të rrish me miqtë. Megjithatë, është për të ardhur keq që disa festa të japin çdo gjë tjetër përveç kënaqësisë.

HISTORI REALE «Më thanë të shkoja në një festë me ftesë të hapur, që do të thoshte se atje mund të shkonte kush të donte. Bëhej në shtëpinë e një çuni që nuk do t’i kishte prindërit në shtëpi. Shyqyr që nuk shkova! Të nesërmen mora vesh se alkooli ishte sheshit dhe disa ishin bërë tapë. Madje, tre çuna kishin humbur ndjenjat. Veç kësaj, kish plasur sherri dhe ishte dashur të ndërhynte policia e t’i jepte fund festës.»​—Xhanela.

MËSIMI Mos ia lër gjërat në dorë rastësisë. Pavarësisht nëse je organizator apo i ftuar në një festë, sigurohu se i di përgjigjet e pyetjeve në faqet vijuese. Kështu, ka shumë më tepër të ngjarë që pas festës të kesh kujtime të bukura, e jo të bëhesh pishman.

FESTA TË SUKSESSHME

«Kur një shoqja ime bëri një festë, e ëma e dinte ku ishte secili nga ne. Madje, edhe kur vajta te makina sa të merrja xhaketën, më pyeti ku po shkoja. Mos po tregonte merak të tepruar? Mbase. Por nuk u ofendova, sepse e di që më mirë të sigurohesh sot se të pendohesh nesër.»​—Kimi. 

«Kam qenë në ca festa yll fare dhe them se patën sukses ngaqë pjesëmarrësit ishin të moshave të ndryshme. E pastaj, ata që i organizonin, kishin planifikuar aktivitete zbavitëse, që askush të mos vërdallisej kot e të merrej me gjë tjetër.»​—Andrea.