Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A është projektuar?

Koka me aftësi amortizuese e qukapikut

Koka me aftësi amortizuese e qukapikut

● Mjafton një përshpejtim i forcës së rëndesës nga 80 deri në 100 (sipas Sistemit Ndërkombëtar i Njësive të Matjes) për të na shkaktuar tronditje në tru. Kurse qukapiku mund të durojë një përshpejtim të forcës së rëndesës prej 1.200 ndërsa godet trungun e pemës me sqep. Si e arrin këtë ky zog pa pësuar dhembje koke e aq më pak tronditje në tru?

Shqyrtoni faktet: Studiuesit kanë zbuluar se qukapiku ka katër elemente në ndërtimin e kokës që amortizojnë goditjet:

1. Një sqep të fortë, por elastik

2. Një hioid, që është një strukturë me përbërje kockore dhe indesh elastike që mbështjell kafkën e kokës

3. Një pjesë kockore në kafkë që është si sfungjer

4. Pak hapësirë për lëngun truno-shpinor midis kafkës dhe trurit

Secili prej këtyre elementeve amortizon goditjet dhe kjo i jep mundësi qukapikut ta godasë një pemë me një shpejtësi rreth 22 herë në sekondë pa pësuar dëmtime në tru.

Duke marrë shkas nga ndërtimi i kokës së qukapikut, studiuesit kanë prodhuar një mbështjellje mbrojtëse që mund të durojë një përshpejtim të forcës së rëndesës deri në 60.000. Suksesi i tyre, ndër të tjera, mund të garantojë një mbrojtje më të mirë për kutinë e zezë në një avion, e cila tani mund t’i bëjë ballë një përshpejtimi të forcës së rëndesës prej vetëm 1.000. Kim Blekbërni, një inxhinier në Universitetin e Krenfilldit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se ajo që është zbuluar për kokën e qukapikut na jep «një shembull mahnitës se si natyra zhvillon struktura tepër të avancuara në bashkëveprim me njëra-tjetrën për të zgjidhur atë që në pamje të parë duket e pamundur».

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë koka me aftësi amortizuese e qukapikut apo është projektuar?

[Diagrami në faqen 19]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

1

2

3

4

[Burimi i figurës në faqen 19]

Qukapiku kokëkuq: © 2011 photolibrary.com