Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pandershmëri gjithandej

Pandershmëri gjithandej

Pandershmëri gjithandej

Deni * punon në një kompani të madhe tregtare në Hong-Kong. Njëherë, ndërsa vëzhgonte fabrikën e një furnitori të mundshëm, ai shprehu merakun se mos ndoshta fabrika nuk i plotësonte standardet e nevojshme për të prodhuar produkte për kompaninë e tij. Më vonë, gjatë darkës, menaxheri i fabrikës i dha Denit një zarf. Brenda kishte një ryshfet prej dhjetëra mijë dollarësh​—shumë kjo e barabartë me rrogën e tij vjetore.

● Nuk është e rrallë të dëgjosh përvoja si kjo e Denit. Në të gjithë botën shpeshtësia dhe përhapja e pandershmërisë është alarmuese. Për shembull, disa dokumente gjyqësore tregojnë se nga viti 2001 deri në vitin 2007, një firmë e madhe industriale gjermane, për të lidhur kontrata, dha ryshfete që arrinin shumën prej 1,4 miliardë dollarësh.

Edhe pse skandalet e bujshme të kohëve të fundit në botën e biznesit kanë çuar në disa reforma, prapëseprapë situata e përgjithshme me sa duket po keqësohet. Një studim i vitit 2010 nga organizata Transparency International, zbuloi se kudo nëpër botë «niveli i korrupsionit është rritur tri vitet e fundit».

Pse është kaq e përhapur pandershmëria? A ia vlen të jesh i ndershëm? Nëse ia vlen, si t’ia dalësh mbanë? A mund të na ndihmojë Bibla?

[Shënimi]

^ par. 2 Në këtë seri disa emra janë ndryshuar.