Bashkëbisedim si familje
Bashkëbisedim si familje
Ku ndryshojnë?
A mund t’i gjeni tri ndryshimet mes figurës A dhe B? Shkruajini përgjigjet më poshtë dhe plotësoni figurat duke i ngjyrosur.
E DHËNË: lexoni 1 Samuelit 16:1-3, 6-13.
1. ․․․․․
2. ․․․․․
3. ․․․․․
4. Cila figurë është e saktë, figura A apo B?
PËR TË DISKUTUAR:
Çfarë sheh Jehovai te një person? Çfarë nënkupton Bibla kur thotë se «Jehovai sheh zemrën»?
E DHËNË: lexoni Jereminë 17:10.
Sa e rëndësishme është për Jehovain paraqitja e jashtme?
E DHËNË: lexoni Proverbat 11:22; 31:30; 1 Pjetrit 3:3, 4.
Çfarë cilësish do t’ju bënin të bukur në sytë e Perëndisë?
E DHËNË: lexoni Lukën 10:27; 2 Pjetrit 1:5-8.
AKTIVITET SI FAMILJE:
Lexoni Galatasve 5:22, 23. Shkruani secilën prej nëntë cilësive në copa letre. Zgjidhni një pjesëtar të familjes dhe ngjitini në shpinë një prej cilësive. Ai nuk duhet të shohë atë që është shkruar. Duhet të gjejë me anë të pyetjeve se për çfarë cilësie bëhet fjalë. Pjesa tjetër e familjes mund t’u përgjigjet me po ose jo pyetjeve të tij.
Koleksiononi e mësoni
Priteni, paloseni më dysh dhe ruajeni
FLETË BIBLIKE 15 DAVIDI
PYETJE
A. Në cilin qytet lindën Davidi dhe Jezui?
B. Kur ishte djalosh, Davidi ishte ________ dhe me guxim vrau një ________ e një ________.
C. Plotësoni thënien e Davidit: «Dhe ti biri im Solomon, njihe . . . »
[Tabela]
4026 p.e.s. Krijohet Adami
Jetoi rreth viteve 1000 p.e.s.
1 i e.s.
98 i e.s. Shkruhet libri i fundit i Biblës
[Harta]
Nga Betlehemi shkoi në Jerusalem
Betlehem
Jerusalem
U ndesh me Goliadin në ultësirën e Elahut.—1 Samuelit 17:2
Ultësira e Elahut
DAVIDI
TË DHËNA:
Bir i Jeseut dhe mbreti i dytë i Izraelit. Si poet dhe muzikant i aftë, Davidi shkroi më shumë se 73 nga psalmet e Biblës. Gjatë jetës së tij, ai me përulësi kërkoi drejtimin e Jehovait. (1 Samuelit 23:2; 30:8; 2 Samuelit 2:1) Jehovai e quajti Davidin «një njeri siç ma do zemra».—Veprat 13:22.
PËRGJIGJE
A. Në Betlehem (në Jude).—Gjoni 7:42.
B. bari, luan, ari.—1 Samuelit 17:34, 35; Psalmi 78:70, 71.
C. «. . . Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji atij me gjithë zemër.»—1 Kronikave 28:9.
Popuj dhe vende
5. Unë quhem Olivia. Jam 6 vjeçe dhe jetoj në Indonezi. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Indonezi? 22.300, 42.800 apo 63.900?
6. Cila pikë tregon vendin ku jetoj unë? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa afër Indonezisë jeni.
A
B
C
Ç
Fëmijë: Gjeni figurat
A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.
Për të printuar kopje të tjera të rubrikës «Bashkëbisedim si familje», shkoni në adresën www.pr418.com
● Përgjigjet e rubrikës «BASHKËBISEDIM SI FAMILJE» janë në faqen 22
PËRGJIGJET E FAQEVE 30, 31
1. Te njëra figurë është një dhi, te tjetra një lopë.
2. Te njëra figurë është një vajzë, ndërsa te tjetra jo.
3. Te njëra figurë është një calik vere, ndërsa te tjetra një bri i mbushur me vaj.
4. B.
5. 22.300.
6. Ç.