Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si e imagjinoni Jezuin?

Si e imagjinoni Jezuin?

Si e imagjinoni Jezuin?

Si e mendoni më shumë Jezuin, si një foshnjë të sapolindur, një burrë që është duke vdekur apo një Mbret të lartësuar?

Bibla tregon se Jezui është një Mbret i fuqishëm. Por ç’do të thotë kjo për ju?

Shumë njerëz besojnë se Jezui vdiq për ta. Megjithatë, në ç’mënyrë vdekja e një njeriu pothuajse 2.000 vjet më parë, do të thotë jetë për njerëzit sot?

Ju ftojmë me përzemërsi të merrni përgjigje nga Shkrimet për këto pyetje. Ky informacion do të trajtohet kur Dëshmitarët e Jehovait të mblidhen për të përkujtuar vdekjen e Jezuit. Këtë vit, përkujtimi bie të enjten më 5 prill, pas perëndimit të diellit.

Për vendin dhe orën, ju lutemi të kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj.