«Gjërat e mëparshme nuk do të . . . zgjohen më në zemër»
«Gjërat e mëparshme nuk do të . . . zgjohen më në zemër»
Krijuesi ynë na ka zbuluar çfarë do të bëjë në të ardhmen e afërt. Ai thotë:
«Unë po krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re. Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër.»—ISAIA 65:17.
Çfarë janë «gjërat e mëparshme» që nuk «do të zgjohen më në zemër»? Konteksti tregon se bëhet fjalë për padrejtësitë, sëmundjet, vuajtjet dhe shumë halle të tjera që i kanë rënë njerëzimit. Si do të marrin fund këto probleme? Përgjigjja gjendet te ‘qiejt e rinj’ dhe ‘toka e re’ të parathëna.
Këto shprehje që zgjojnë kureshtjen dhe domethënia e tyre do të shpjegohen në fjalimin publik me titull «Gjërat e mëparshme nuk do të . . . zgjohen më në zemër». Ai do të mbahet në Kongresin Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait me temë «Ruaj zemrën!» Kongresi do të nisë në maj në Shtetet e Bashkuara e pastaj do të vijojë rreth e përqark botës.
Ju ftojmë me përzemërsi të ndiqni kongresin që mbahet më afër jush. Për hollësi të tjera, ju lutemi kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose shkruajuni botuesve të kësaj reviste. Në faqen e Internetit www.pr418.com tregohen vendet ku do të mbahet kongresi në Shqipëri, në Kosovë dhe në shumë vende të tjera.