4. Ji i vëmendshëm kur ha jashtë
4. Ji i vëmendshëm kur ha jashtë
Xhefi, një 38-vjeçar i shëndetshëm dhe energjik, doli me familjen që të hante në një restorant afër Pitsburgut, në Pensilvani, SHBA. Një muaj më vonë, Xhefi vdiq nga pamjaftueshmëria akute e mëlçisë. Cili ishte shkaku? Qepët e njoma në ushqimin e tij—të infektuara me virusin e hepatitit A.
NË NJË vend perëndimor, thuajse gjysma e parave të shpenzuara për ushqime, harxhohen nëpër restorante. Mirëpo, në po atë vend, ushqimi i restoranteve shkakton afro gjysmën e epidemive të sëmundjeve që lidhen me ushqimet.
Natyrisht, nëse e ndan mendjen të hash në restorant, dikush tjetër blen përbërësit, pastron kuzhinën dhe gatuan ushqimin. Prapëseprapë, ti mund të vendosësh ku e çfarë të hash dhe si të paketohet ushqimi që merr me vete.
● Hidh një sy përreth.
Dajana, që jeton në Brazil, thotë: «Kur shkojmë për herë të parë në ndonjë restorant, hedh një sy përreth për të parë në janë të pastër e të rregullt kamerierët, tryezat, mbulesat dhe enët. Nëse jo, largohemi dhe kërkojmë restorant tjetër.» Në disa vende, punonjësit e shëndetësisë i kontrollojnë rregullisht restorantet, i klasifikojnë sipas nivelit të pastërtisë dhe rezultatet vihen në dispozicion të publikut.
● Kujdes kur merr ushqimin që tepron.
Enti i SHBA-së për Ushqimin dhe Ilaçet këshillon: «Nëse nuk do të kthehesh në shtëpi brenda dy orësh pasi serviret ushqimi [më shpejt nëse temperaturat janë mbi 90 gradë farenhait (32°C)], mos e merr me vete atë që mbetet.» Në rast se ke me vete ushqim, shko direkt në shtëpi dhe vëre në frigorifer.
Po të ndjekësh katër hapat e treguar në këtë seri artikujsh, do të jesh më i sigurt për ushqimin që ha.
[Kutia dhe figura në faqen 7]
STËRVITI FËMIJËT: «I mësojmë fëmijët të mos i futin në gojë ushqimet që mund të jenë të rrezikshme.»—Noemi, Filipine