Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë do të ndryshojë?

Çfarë do të ndryshojë?

Çfarë do të ndryshojë?

«Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit.»

«Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»

«Nuk do të ketë më vdekje.»

KËTO fjalë mund të duken tepër të bukura për të qenë të vërteta. Por të jemi të sigurt se nuk janë vetëm dëshira. Pse? Sepse nuk janë premtimet boshe të politikanëve të cilët nuk kanë fuqi ta ndryshojnë botën. Premtimet e mësipërme gjenden në Bibël. *

Mjaft njerëz janë të mendimit se Bibla është një libër i vjetër që nuk vlen për ditët tona. Kështu mendon edhe ti? Nëse po, pse të mos shohësh më nga afër se për çfarë flet Bibla? Në fakt Bibla është i vetmi libër i shenjtë që flet për historinë njerëzore që nga fillimet e saj. Ajo shpjegon pyetjet e mëposhtme:

● Si ka arritur njerëzimi në këtë gjendje të mjerueshme?​—Romakëve 5:12.

● Si ka ndër mend Perëndia ta ndreqë situatën?​—Gjoni 3:16.

● Pse qeveritë nuk mund ta ndryshojnë botën?​—Jeremia 10:23.

● Pse mund t’u zëmë besë premtimeve të Perëndisë?​—Josiu 23:14.

A do t’i zhdukë vërtet Perëndia urinë, luftën, sëmundjet dhe vdekjen nga faqja e dheut? Këto premtime nuk janë të vështira për t’u besuar nëse pranon që:

1. Na ka krijuar Perëndia.

2. Ai kujdeset për ne.

3. Ka fuqinë ta ndryshojë botën.

4. Ka si qëllim ta bëjë këtë.

A ka arsye të forta për t’i pranuar këto katër pika? Dëshmitarët e Jehovait, botuesit e kësaj reviste, të ftojnë t’i analizosh vetë përmes studimit të Biblës.

Ndoshta e ke Biblën, por nuk e lexon shpesh ose nuk e lexon fare. Ndërsa shumë njerëz që e lexojnë, thonë se e kanë të vështirë ta kuptojnë. Nëse edhe me ty ndodh kështu, pse të mos kontaktosh Dëshmitarët e Jehovait për një studim biblik falas në shtëpi. Miliona njerëz në mbarë botën po nxjerrin dobi nga ky studim. Si zhvillohet?

Çdo javë, një ose dy Dëshmitarë të Jehovait mund të vijnë në shtëpinë tënde ose në një vend tjetër të përshtatshëm për të biseduar rreth Biblës. Kjo bëhet falas. Çdo herë që do të studiosh Biblën, do të arrish të marrësh përgjigje për pyetje të tilla, si: pse vuajmë? Pse qeveritë janë të pafuqishme për të ndryshuar botën? Çfarë është Mbretëria e Perëndisë dhe si do ta realizojë atë që qeveritë nuk mund ta realizojnë? *

Për më shumë informacion se si mund të përfitosh nga studimi biblik, kontakto Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde ose vizito faqen tonë të Internetit www.pr418.com. Mund t’u shkruash në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

[Shënimet]

^ par. 5 Citimet në fillim të faqes janë marrë nga Isaia 2:4; Isaia 33:24 dhe Zbulesa 21:4.

^ par. 18 Shih edhe artikullin «Pikëpamja e Biblës: Kush mund ta ndryshojë botën?» në faqet 26 dhe 27 të kësaj reviste.