Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pse është një libër për të gjithë njerëzit?

Pse është një libër për të gjithë njerëzit?

 Pse është një libër për të gjithë njerëzit?

● A e dini se Bibla është libri më i përhapur gjatë gjithë historisë? Broshura me 32 faqe Një libër për të gjithë njerëzit shpjegon pse Bibla është për miliona njerëz një libër i dashur tek i cili kanë besim, pavarësisht nga përpjekjet për ta keqparaqitur dhe për të penguar botimin e saj.

Kjo broshurë përshkruan shkurtimisht çfarë përmban Bibla dhe përse mund t’i besojmë. Gjithashtu, tregon se Bibla është e saktë shkencërisht, edhe pse disa pjesë të saj janë shkruar mbi 3.500 vjet më parë. Për më tepër, broshura shpjegon se si mësimet e Biblës japin drejtim praktik për jetën sot. Në veçanti, do të shihni si u plotësuan pikë për pikë profecitë e Biblës, të thëna qindra vjet më parë. Kjo na siguron një bazë që t’u besojmë premtimeve të mrekullueshme të Biblës për një botë të re e të drejtë në të ardhmen.

Për të kërkuar broshurën, mjafton të plotësoni këtë kupon dhe ta dërgoni në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj një kopje të broshurës Një libër për të gjithë njerëzit. Trego në cilën gjuhë.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.