Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Shtresa e puplave e pinguinit perandor

Shtresa e puplave e pinguinit perandor

PINGUINI perandor mund të rrëshqasë në ujë e të kërcejë në pllaka akulli me shpejtësi mahnitëse. Si e bën këtë?

Pupla e pinguinit perandor

Shqyrto faktet: Pinguini perandor e mban ajrin në pupla. Kjo jo vetëm e mbron zogun nga i ftohti ekstrem, por edhe i jep mundësi të lëvizë dy ose tri herë më shpejt. Si lëviz kaq shpejt? Biologët e detit kanë sugjeruar se pinguini e arrin këtë duke lëshuar flluska të vockla ajri ndërmjet hapësirave të puplave. Ndërsa flluskat lëshohen, në sipërfaqen e puplave të pingu­init ulet fërkimi, e kjo e lejon ta rritë shpejtësinë.

Është interesante se inxhinierët po studiojnë si t’i bëjnë anijet të ecin më shpejt duke përdorur flluskat që të ulin fërkimin e trupit të anijes. Gjithsesi, studiuesit e pranojnë se është e vështirë për ta hetuar më tej këtë çështje, sepse «ndërlikimi i shtresës së puplave të pinguinit e bën të vështirë që njeriu të rikrijojë një membranë aq poroze».

Si mendon? A erdhi me evolucion shtresa e puplave e pinguinit perandor? Apo është projektuar?