A ËSHTË PROJEKTUAR?
Dëgjimi i mprehtë i karkalecit të blertë
KARKALECI i blertë i shkurreve i Amerikës së Jugut (Copiphora gorgonensis) i ka veshët më pak se një milimetër të gjatë, e megjithatë ngjajnë shumë me mënyrën si punojnë veshët e njeriut. Ky insekt kap një gamë të gjerë frekuencash nga goxha largësi. Për shembull, bën dallimin mes tingujve të një karkaleci tjetër si ai dhe ultratingujve të lakuriqit të natës kur gjuan prenë.
Shqyrto faktet: Veshët e këtij karkaleci ndodhen te dy këmbët e parme. Ashtu si ndodh me veshët e njeriut, edhe veshët e karkalecit e kapin tingullin, e përpunojnë dhe përcaktojnë frekuencën. Por shkencëtarët kanë zbuluar një organ të veçantë brenda veshit të këtij insekti
Profesor Daniel Roberti i Universitetit të Bristolit, në Shkollën e Shkencave Biologjike të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se ky zbulim do t’i ndihmojë inxhinierët «të krijojnë pajisje më të vogla e më cilësore për kapjen e tingujve në imitim të gjallesave». Gjithashtu, studiuesit mendojnë se kjo do të ndihmojë teknologjinë inxhinierike të ultratingujve në të ardhmen, përfshirë sistemet e imazherisë në spitale.
Si mendon? A erdhi me evolucion sistemi i dëgjimit të mprehtë i karkalecit të blertë? Apo është projektuar?