TEMA KRYESORE | SI T’I PËRBALLOSH TRAGJEDITË?
Kur ndodh një tragjedi
HERËT a vonë, pothuajse të gjithë preken nga ndonjë tragjedi. Këtu futen edhe ata që duket se kanë çdo gjë.
BIBLA THOTË:
«Garën nuk e fitojnë gjithmonë të shpejtët dhe as betejën të fuqishmit. Të mençurit nuk kanë ushqim, as njerëzit me kuptueshmëri nuk kanë pasuri, as ata me njohuri nuk kanë hir, sepse të gjithëve u rastis të kalojnë kohë të vështira dhe të përjetojnë ngjarje të paparashikuara.»
—Eklisiastiu 9:11.
Prandaj, çështja nuk është nëse do të kesh vështirësi, por si do të reagosh kur të kesh vështirësi. Për shembull:
Çfarë do të bësh nëse humbet të gjitha zotërimet nga një katastrofë natyrore?
Çfarë do të bësh nëse diagnostikohesh me një sëmundje vdekjeprurëse?
Çfarë do të bësh nëse të vdes një njeri i dashur?
Dëshmitarët e Jehovait, botuesit e kësaj reviste, besojnë se Bibla mund të të ndihmojë jo vetëm të përballosh një tragjedi, por edhe të kesh një bazë të fortë për të shpresuar. (Romakëve 15:4) Shqyrto tri përvoja që tregojnë se si të ndihmon ajo.