Një vështrim rreth botës
Shtetet e Bashkuara
Në vitin 2012, sipas statistikave të Departamentit të Bujqësisë, 14,5 për qind e familjeve në SHBA, gjithsej 49 milionë veta, u shprehën se ishin «të pasigurt nëse kishin ushqim mjaftueshëm ose nuk ishin në gjendje ta siguronin për të gjithë familjen» në një periudhë të caktuar të vitit.
Spanjë
Një studim i bërë me studentët e universiteteve zbuloi se 56 për qind e femrave dhe 41 për qind e meshkujve pranuan se e tepronin me pijen. Ky studim e ka përkufizuar teprimin me pijen si konsumimi njëra pas tjetrës i të paktën tetë masave standarde alkooli (për burrat) ose gjashtë masave (për gratë).
Oqeani Paqësor
Shkencëtarët që morën mostra nga një thellësi prej rreth 11.000 metrash në Kanalin Mariana, zbuluan se atje ka një mori bakteresh dhe mikrobesh të tjera, pavarësisht nga errësira e plotë, trysnia e madhe dhe temperaturat gati në ngrirje. Më parë mendohej se në thellësi të tilla zor se do të kishte jetë.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Në përpjekje për të luftuar obezitetin gjithnjë e në rritje, autoritetet në Dubai vitin e kaluar u ofruan banorëve një gram flori, që në atë kohë vlente afro 45 dollarë, për çdo kilogram që do të humbnin në peshë. Për të marrë floririn, njerëzit duhej të regjistroheshin dhe pastaj të humbnin të paktën 2 kilogramë gjatë muajit të Ramazanit.