TEMA KRYESORE | SI FILLOI JETA?
Një përgjigje që ia vlen ta shqyrtojmë
PASI shqyrtojnë provat, shumë nxjerrin përfundimin se jeta është produkt i një intelekti më të lartë. Të shohim rastin e Entoni Fluit, një profesor filozofie që dikur ishte mbrojtës i zjarrtë i ateizmit. Ai ndryshoi mendje kur mësoi për kompleksitetin mahnitës të jetës dhe për ligjet fizike të universit. Duke përmendur arsyetimin e filozofëve të lashtë, shkroi: «Duhet ta ndjekim argumentin kudo që të çojë.» Për profesor Fluin dëshmitë çonin në ekzistencën e një Krijuesi.
Edhe Zherardi i përmendur më herët në këtë seri, arriti në një përfundim të ngjashëm. Edhe pse tejet i arsimuar dhe me karrierë në entomologji, ai thotë: «Nuk gjeta asnjë dëshmi se jeta lindi spontanisht nga materia e pajetë. Rregulli dhe kompleksiteti i gjallesave më bindën se duhet të ekzistojë një Organizues dhe Projektues.»
Ashtu si dikush mëson për një artist duke shqyrtuar veprën e tij, Zherardi arriti të dallonte cilësitë e Krijuesit duke studiuar natyrën. Gjithashtu, gjeti kohë për të shqyrtuar një libër që i atribuohet Krijuesit, Biblën. (2 Timoteut 3:16) Atje mori përgjigje të kënaqshme për pyetjet lidhur me të kaluarën e njerëzimit dhe zgjidhje praktike të problemeve që hasin njerëzit sot. Kështu, u bind se edhe Bibla ishte produkt i një mendjeje më të lartë.
Siç e pa edhe Zherardi, ia vlen t’i shqyrtojmë përgjigjet e Biblës. Të nxitim edhe ty t’i shqyrtosh.