Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Në vëmendje të publikut
 Shëndeti

Në vëmendje të publikut
 Shëndeti

Me gjithë përparimet në mjekësi, sëmundjet vazhdojnë ta pllakosin njerëzimin. Sidoqoftë, siç e tregojnë dëshmitë, mjaft probleme shëndetësore mund të parandalohen.

Nga bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se deri në vitin 2035 do të diagnostikohen me kancer 24 milionë njerëz çdo vit. Kjo do të ishte një rritje prej rreth 70 për qind mbi numrin e të diagnostikuarve sot, që mendohet të jenë më se 14 milionë. Pritet që gjysma e këtyre rasteve të shkaktohen nga faktorë të stilit të jetesës, si abuzimi me alkoolin, jeta sedentare, obeziteti, ekspozimi ndaj lëndëve radioaktive dhe pirja e duhanit.

Britani

Pasi u paraqitën prova në parlament, qeveria britanike filloi të shqyrtonte mundësinë se sëmundja e lopës së çmendur që prek njeriun, mund të përhapet nga procedura si transfuzionet e gjakut. Andre Mileri, anëtar i parlamentit, tha: «Jemi tejet të merakosur kur shohim prova se kjo sëmundje e pakurueshme përbën ende rrezik real për shëndetin publik.» Ai shtoi: «Mësuam se kjo [përhapja e infeksionit] ndodh nëpërmjet gjakut të infektuar kaq të përhapur dhe organeve për transplant.»

Norvegji

Sipas një studimi 11-vjeçar me afro 63.000 norvegjezë, depresioni mund të rritë me 40 për qind rrezikun e pamjaftueshmërisë së zemrës. Shoqata Evropiane e Kardiologjisë përmendi një nga autorët e studimit që thoshte se depresioni jo vetëm stimulon hormonet e stresit që çojnë në sëmundje të zemrës, por edhe ul aftësinë e dikujt për të ndjekur këshilla të cilat mund t’ia përmirësojnë shëndetin.

Shtetet e Bashkuara

Shkencëtarët po hetojnë rreziqet e mundshme shëndetësore të të ashtuquajturit tym duhani të dorës së tretë, i cili përbëhet nga mbetjet e duhanit nëpër sipërfaqe e në pluhurin e apartamenteve, të dhomave të hotelit e të automjeteve. Sa më shumë kohë të kenë këto mbetje, aq më helmuese bëhen kur i mbledh.