NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS
Në vëmendje të publikut—Afrika
Mjaft organizata e individë përpiqen pareshtur të përmirësojnë cilësinë e jetës në Afrikë. Por, ky vend është ende i mbytur me probleme që duken të pakapërcyeshme.
Gjuetia pa leje e rinoqerontëve
Në vitin 2013 në Afrikën e Jugut u vra në mënyrë të paligjshme një total prej 1.004 rinoqerontësh, në krahasim me vetëm 13 prej tyre më 2007. Pavarësisht nga rritja e sasisë së brirëve të rinoqerontëve, ata janë ende tej mase të kërkuar, prandaj kostoja e tyre e tejkalon koston e arit për një kilogram. Një bri i vetëm mund të kushtojë deri në gjysmë milion dollarë.
PËR TË MENDUAR: A do ta heqin ndonjëherë qeveritë paligjshmërinë?
Ryshfete të paraportuara
Sipas organizatës Transparency International, vendet e Afrikës Lindore renditen ndër vendet me shkallën më të lartë të ryshfeteve në botë. Megjithatë, rreth 90 për qind e atyre që përballen me ryshfetin nuk e raportojnë. Një zëdhënës i Kenias pranë kësaj organizate, thotë: «Duket se qytetarët nuk u zënë besë qeveritarëve kur bie fjala te reagimi ndaj raporteve për korrupsion.»
ÇFARË THOTË BIBLA: «Ryshfeti i verbon ata që shohin qartë.»
Afrikanët online
Sipas International Telecommunication Union, nga fundi i 2014-s pritej të ishin përdorues të Internetit thuajse 20 për qind e afrikanëve. Në Afrikë numri i përdoruesve të Internetit në celular po rritet sa dyfishi i rritjes mesatare globale.